Shtypi i Kosovës 16.10.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme, e enjte, 16 tetor 2014:

Shtypi i Kosovës 16.10.2014

Gazeta “Zëri”

RAMA SHKON, JAHJAGA MENDOHET

Edi Rama pritet të shkojë javën e ardhshme për vizitë zyrtare në Serbi, pavarësisht incidentit të fundit në Beograd, ndërsa presidentja Atiefete Jahjaga, ende është e pavendosur. Analistët u rekomandojnë dy liderëve që ta anulojnë vizitën

Tituj të tjerë:

Ronaldos i hyjnë ethet nga serbët
Heronjtë e Shqipërisë moderne
Lëkundet LAN-i, Isën kryeministër
EULEX-i lë në rrugë 200 punëtorë

Gazeta “Tribuna”

LISTA UNIKE MUND TA PËRÇAJË BLLOKUN!

Partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, e që janë bërë bashkë pas zgjedhjeve, nuk do ta kenë të lehtë t’i hyjnë një procesi të parakohshëm zgjedhor me një listë të përbashkët.

Tituj të tjerë:

Kriza s’e rrezikon partneritetin me SHBA-në
Jahjaga sërish rikujton zgjedhjet

Gazeta “Koha Ditore”

BE-ja REAGON, TENTON TA SHFAJËSOJË SERBINË

Tituj të tjerë:

Incidenti në futboll mund ta anulojë vizitën e Ramës në Beograd
Qeveria arnohet me rishpërndarjen e buxhetit
UEFA dënon dhunën, hap procedurë ndaj dy federatave
Kthehet Erioni i përmalluar për të ëmën

Gazeta “Lajm”

DO T’I JAPIM PËRGJIGJE SITUATËS

Presidentja Jahjaga, pas takimeve të djeshme me liderët politikë ka deklaruar se do të vazhdojë që të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak. Kurse Hashim Thaçi, pas takimit me Presidenten, ka përsëritur qëndrimet e njëjta për zgjidhjen e ngërçit. Megjithatë, ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme, nëse lideret e Bllokut nuk reflektojnë, atëherë PDK-ja do t’i japë përgjigje situatës. Kurse Fatmir Limaj ka theksuar se zgjidhje do të ketë por pa PDK-në. Kurse Vetëvendosje është shprehur e pakënaqur me punën e deritanishme të Presidentes

Tituj të tjerë:

Rrezik për destabilizim – Për njohësit e rrethanave politike ashpërsimi i fjalorit nga ana e partive politike është i natyrshëm në një konflikt që po rritet.
Anulimi i vizitave mesazh reflektimi

Gazeta “Epoka e Re”

NDËRKOMBËTARËT DO TA PROPOZOJNË ZGJIDHJEN

Analisti politik nga Tirana, Armand Shkullaku, ka thënë se partitë e bllokut duhet të heqin dorë nga barrikadimi karshi PDK-së së Hashim Thaçit në mënyrë që të formohen institucionet e reja.

Tituj të tjerë:

Presidentja kërkon zgjidhe të shpejtë
Më 23 tetor vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Gazeta “Kosova Sot”

NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR – ULTIMATUM PËR NGËRÇIN

Kreu i shtetit duhet të veprojë menjëherë

Tituj të tjerë:

Edhe një raund i kotë
Kosova rrezikohet nga kolapsi financiar
Editoriali – UEFA ta dënojë ashpër Serbinë

Gazeta “Bota Sot”

MILLOSHEVIÇI KA VDEKUR, POR BARBARIA SERBE ËSHTË GJALLË!

Serbët thirrnin në kor, “Vritni, vritni, vritni” shqiptarët!

Tituj të tjerë:

Gjoni: Ndeshja si në luftë, delagacioni shqiptar u kërcënua
Koalicioni, Qeverinë e bëjmë ne! Enver Hoxhaj, një trik i radhës! – Blloku po e pret dorëzimin e PDK-së

Gazeta “Sport Plus”

RRËFEHEN PËR DHUNËN

Futbollistë e ish-futbollistë flasin për tmerrin që e përjetuan në Beograd


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme