Putin në 16 tetor në Beograd për të 3-n herë

Autoritetet e Beogradit njoftuan se kanë marrë masa të rrepta sigurie për vizitën e Putinit, i cili deri tani e ka vizituar dy herë Beogradin.

Putin në 16 tetor në Beograd për të 3-n herë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 16 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd.

Në kuadrin e paradës ushtarake dhe festimeve si dhe përkujtimeve të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit si dhe me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin me ftesë të Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç do të pritet nga ky i fundit me një ceremoni ushtarake.

Putin në vizitën e tij në Beograd do të takohet edhe me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç si dhe do të marrë pjesë në kremtimet zyrtare për kujtimin e 70 vjetorit të çlirimit të qytetit të Beogradit. Putinit gjithashtu do ti jepet medalja nderi e shtetit.

Ndërkohë delegacioni që do të shoqëroj Putinin do të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare me zyrtarët e Serbisë.

Nga ana tjetër autoritetet e Beogradit njoftuan se kanë marrë masa të rrepta sigurie për vizitën e Putinit. Putin ka vizituar dy herë Beogradin, respektivisht në vitin 2001 dhe në vitin 2011.

Më parë Kryeministri i Serbisë ishte shprehur se Serbia do të vazhdojë në rrugën e saj drejt BE-së, por në të njëjtën kohë për të mirën dhe të ardhmen e vendit do të ruaj marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe politike me Rusinë. Në këtë pikëpamje Serbia nuk duhet të paragjykohet tha ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme