Karta e Adriatikut - Ministeriali fillon punimet në Mal të Zi

Në Budva të Malit të Zi po zhvillohet Ministeriali Gjithpërfshirës Rajonal SHBA-Karta e Adriatikut.

Karta e Adriatikut - Ministeriali fillon punimet në Mal të Zi

Temat kryesore, që po diskutohen, janë ato që kanë të bëjnë me zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po drejton këtë ministerial pasi Shqipëria mban presidencën e radhës.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Kodheli, falënderoi të pranishmit, përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës, vendeve aleate, si dhe SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme, që i kanë dhënë kësaj nisme të rëndësishme rajonale.

Duke u ndalur te temat e diskutimit të këtij ministeriali, i cili mbyll një agjendë aktivitetesh të rëndësishme për vitin 2014, Kodheli tha se bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë kërcënimeve të ndryshme është shumë i rëndësishëm për vendet tona.

Ky ministerial, që vjen menjëherë pas Samitit të Uellsit, diskuton mbi sfidat më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe kapacitet e përbashkëta.

Në fund të këtij takimi, të pranishmit dolën me një dekleratë të përbashkët, përmes së cilës shprehën vendosmërinë e tyre për të inkurajuar paqen, stabilitetin, duke bashkëpunuar ngushëtisht me aleatët strategjikë, si në aspektin politik ashtu dhe në fushën e mbrojtjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme