Shtypi i Kosovës 11.10.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës për ditën e sotme:

Shtypi i Kosovës 11.10.2014

Gazeta “Tribuna

MARRËVESHJE OSE ZGJEDHJE

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka ndryshuar diskursin gjatë takimeve me liderët e partive që kanë fituar vendet në Kuvendin e Kosovës. Derisa në takimet e mëparshme ka kërkuar nga ta që me mirëkuptim të arrijnë një marrëveshje për zhbllokim të shtetit nga kriza institucionale, të premten ua ka përkujtuar për herë të parë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Tituj të tjerë:

Pak shpresë nga Kushtetuesja – Koalicioni paszgjedhor i përbërë nga LDK, AAK, Nisma dhe VV, është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore në mënyrë që të arrijnë ta zbatojnë marrëveshjen e 9 qershorit, sipas të cilës, Isa Mustafës i takon pozita e kreut të Kuvendit. Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, ky bllok po thirret në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, blloku paraprakisht po synon të marrë një siguri nga Gjykata Kushtetuese për veprim mbi bazën e kësaj pike.
Blloku pa program – Kanë kaluar katër muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme dhe Blloku LAN ende nuk e ka krijuar një program unik për qeverisje, të cilin do ta vinte në zbatim në rast se do arrinte ta merrte Qeverinë.

Gazeta “Zëri

JAHJAGA KËRCËNON ME ZGJEDHJE

Zgjedhjet e jashtëzakonshme shihen si mundësia e vetme për tejkalimin e krizës politike në vend, pasi presidentja Atifete Jahjaga edhe një herë ka dështuar t’i bindë liderët e partive politike për gjetjen e një zgjidhjeje. Jahjaga për herë të parë dje, u ka bërë me dije liderëve se ata duhet të gjejnë një zgjidhje shpejt për tejkalimin e krizës katërmuajshe, në të kundërtën vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Tituj të tjerë:

Tracey Jacobson: Ne nuk përzihemi – Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Ambasada nuk do të ndërhyjë në ngërçin politik. “Ata duhet të gjejnë zgjidhje vetë. Ne nuk ndërhyjmë dhe ne mbështesim zgjidhjen nga presidentja”, ka thënë ajo gjatë një vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gazeta “Koha Ditore

JAHJAGA KËRCËNON ME ZGJEDHJE

Presidentja Atifete Jahjaga ka në plan të vendosë afate, brenda të cilave subjektet politike parlamentare do të mund të merreshin vesh për t’i dhënë rrugë formimit të institucioneve të reja. Në të kundërtën, do të shpallë zgjedhjet.

Tituj të tjerë:

Tregtia me pacientë
Shqipëria euforike kërkon fitore edhe ndaj Danimarkës
I panjohuri Patrick Modiano

Gazeta “Epoka e Re

S’DO TË KETË ZGJIDHJE NGA JASHTË

Duhet të kuptohet se imponime nuk do të ketë. Nuk do të ketë as zgjidhje nga jashtë. Nuk do të ketë as zgjidhje jokushtetuese – Flet Arbër Vllahiu, këshilltari i Presidentes Jahjaga

Tituj të tjerë:

Porosia e Presidentes: Shmangni zgjedhjet
Ahmeti: Shqipëria përherë e ka luajtur rolin e nënës

Gazeta “Bota Sot

ZGJEDHJET MUND TA NXJERRIN SITUATËN JASHTË KONTROLLIT! PASOJAT TË PAPARASHIKUESHME!

Ndërkombëtarët nuk duan, Presidentja e pafuqishme, kush e zgjidh ngërçin?!

Tituj të tjerë:

Presidentja kërcënon: Zgjidheni ngërçin, ose unë e bëj! – Kalon edhe një javë përpjekjesh dhe bisedimesh
Editorial – Kërcënimi i presidentes dhe pavarësia e humbur e kushtetueses

Gazeta “Lajm

FËMIJTË E LAGJES VLAN

Tituj të tjerë:

Demokracia nuk është krejt numra
Marrëveshje ose zgjedhje
Kosova do të ketë shumë shkencëtare

Gazeta “Kosova Sot

22 MIJË BIZNESE PA ARKA FISKALE

Thellohet ekonomia informale në Kosovë

Tituj të tjerë:

Drejtësi gjysmake
Pakicat ia kthejnë shpinën Bllokut


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme