Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtypi i Kosovës 09.10.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 09.10.2014

Gazeta “Zëri

RAPORTI I PROGRESIT, “SHUPLAKË” KOSOVËS

Mangësi të shumta janë evidentuar edhe në Raportin e sivjetshëm të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Çështje më shqetësuese vazhdojnë të mbeten sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe përparimi i ku zuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Tituj të tjerë:

Shkëmbimi i territoreve hap “Kutinë e Pandorës”
Blloku mban seancën, përmbahet nga votimi
Refuzojnë Florën
Shqipëria beson – Kombëtarja shqiptare është e vendosur për fitore ndaj Danimarkës, në ndeshjen e së shtunës. “Kuqezinjtë” besojnë vërtet se mund t’i fitojnë tri pikë, për ta ndjekur ëndrrën e kualifikimit në Evropian.

Gazeta “Tribuna

BLLOKU S’ËSHTË SI DIKUR

Mbajnë takime bashkë, dalin në kafe bashkë, qëndrimet publike i kanë në një vijë. As në Gjykatë Kushtetuese nuk patën pranuar të shkojnë të ndarë. Por kjo pamje e Bllokut nuk është krejt reale. Tash, përfaqësuesit e partive në Bllok, kanë filluar të zhvillojnë takime të ndara me presidenten. Por, vëmendja është më tepër e përqendruar nga lëvizjet e liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Tituj të tjerë:

LVAN-i mblidhet por s’mund të vendosë – Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur rrezikojnë të shkelin sërish Kushtetutën e Kosovës, nëse të enjten vendosin ta zgjedhin në mënyrë të njëanshme kryetarin e Kuvendit.
Raporti i Progresit me shenja regresi
Misioni i pasuksesshëm i presidentes
Kosova nuk ka miell për eksport – Në mungesë të prodhimit të mjaftueshëm për nevoja të veta, Kosova vazhdimisht importon grurë dhe miell.

Gazeta “Koha Ditore

KOSOVA NË “RRUGË PA KRYE”

“Katër muaj pas zgjedhjeve të suksesshme, vendi është në rrugë pa krye. Kosova tashmë po i ndien pasojat e vonesës në formimin e institucioneve dhe ekziston një numër i madh çështjesh në të cilat ka për të punuar Kuvendi dhe Qeveria. Pra, duke paraqitur këtë raport dhe progresin e vitit të kaluar, apeloj te liderët tuaj që të vënë në rend të parë interesat e Kosovës dhe qytetarët e saj dhe të gjejnë një rrugë përpara”, tha përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovën, Samuel Zhbogar, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, duke paraqitur Raportin e sivjetshëm të Progresit

Tituj të tjerë:

Gjyqtarët dhe prokurorët të paaftë për t’u marrë me korrupsionin
Thaçi i quan fakte fajet që ia përmend Raporti i Progresit
Fule: Kosova nuk mund t’i lejojë vetes ngecje
Kërcënimet i detyrojnë gazetarët t’ia kufizojnë vetes lirinë e lëvizjes

Gazeta “Bota Sot

KOALICIONI E DËRGON NË GJYKATË KUSHTETUESE PIKËN 127
Haradinaj, nëse Brovina mungon seanca udhëhiqet nga më i riu ose më i vjetri tjetër

Tituj të tjerë:

Hoxha: Veshja kombëtare le të na bashkojë shqiptarët pa dallim feje -Intervistë ekskluzive me Nexhmi Hoxhën, imamin me plis në xhaminë “Pavarësia” në Prishtinë
Raporti i Progresit: Kosova vuan nga tenderomania dhe korrupsioni

Gazeta “Kosova Sot

SHUPLAKA PËR DREJTËSINË

Raporti i Progresit identifikon një sërë dështimesh

Tituj të tjerë:

Politikanë të papërgjegjshëm – Editoriali
Dështimi antikorrupsion
Në nëntor, platforma shqiptare për produktet

Gazeta “Epoka e Re

MESAZHI I BE-së: URGJENTISHT TË KRIJOHEN INSTITUCIONET

Tituj të tjerë:

Blloku mblidhet vetë
Raporti konfirmon perspektivën evropiane

Gazeta “Lajm

SOT SEANCA E DEBATIT TË KOTË

Lideri i AAK-së- Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në seancën e thirrur nga Blloku, që pritet të mbahet sot, do të debatohet, por ai nuk ka qenë shumë i qartë nëse do të ketë votim për kryetar dhe kryesi të Kuvendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme