Shtypi i Kosovës 08.10.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 08.10.2014

Gazeta “Zëri

DËSHTON JAHJAGA, ZGJEDHJET NË PRAG

Presidentja, Atifete Jahjaga, dështoi edhe një herë që të gjejë “formulën” për daljen nga kriza politike. Liderët e pesë partive, Thaçi, Haradinaj, Mustafa, Limaj e Kurti nuk iu bindën asaj për marrëveshje, madje të martën ndasitë ndërmjet Bllokut dhe PDK-së ishin edhe më të mëdha. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Tituj të tjerë:

Andrey Shugurov – “Trojka” u pajtua që pavarësia të shpallet më 2013
Lugina do qeveri të fuqishme
Lajme të këqija nga Brukseli

Gazeta “Epoka e Re

S’KA LËVIZJE, KRIZA MUND TË THELLOHET

Thaçi: E ftoj spektrin politik të reflektojë dhe të kuptojë se një marrëveshje mund të arrihet nëpërmjet komunikimit, dialogut të brendshëm, duke respektuar vullnetin e qytetarëve. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, as në takimin e radhës që ka mbajtur të martën me liderët e partive politike parlamentare, nuk ka arritur t’i bindë ata për dalje nga ngërçi politik, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.

Tituj të tjerë:

Sytë kah vizita e Kryeministrit Rama – Vizita e paralajmëruar e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, më 22 tetor, është konsideruar e një rëndësie të veçantë nga liderët politikë të Luginës së Preshevës.
Të ruhet uniteti për axhendën evropiane
Ti jepet fund kësaj situate – Njohësi i proceseve politike, Nexhmedin Spahiu, ka thënë të martën se sa më parë duhet t’i jepet fund situatës së krijuar në skenën politike.

Gazeta “Tribuna

PËRGATITET ARSYETIMI LIGJOR PËR SHPALLJEN E ZGJEDHJEVE

Mosfunksionimi i rreth tridhjetë agjencive, ndërmarrjeve dhe institucioneve tjera publike e shtetërore për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të shpejta. Ky, në fakt është arsyetimi ligjor që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do ta përdorë në rast të një veprimi të tillë, e që nuk pritet të jetë i largët.

Tituj të tjerë:

Liderët ironizojnë, por nuk kanë ide për zgjidhje
S’ka konstituim pa marrëveshje
Pagat në rrezik – Shërbyesit civilë në vend rrezikojnë që në muajin janar të vitit të ardhshëm t’u hiqet rritja e pagave që është bërë këtë vit.
Për KE-në, prioritet vazhdimi i dialogut

Gazeta “Koha Ditore

JAHJAGA: KOSOVA KA HYRË NË NJË FAZË KRITIKE

Tituj të tjerë:

Komisioni i Venecias nuk praktikon të trajtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare -
Marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do t’i adresohen për trajtim Komisionit të Venecias, në rast se do të arrijë ta bëjë Qeverinë shumica aktuale parlamentare LDK-LVV-AAK-Nisma. Por ka dilema nëse kushtetutshmëria e marrëveshjes do të trajtohet nga ky komision.
Kosova shënon hapa pas në rrugën drejt integrimit në BE
Universiteti “Haxhi Zeka” nis vitin akademik me 30 profesorë të dyshimtë

Gazeta “Kosova Sot

KONTRABANDA E NAFTËS, ZBARDHEN DËSHMITË E KATËR TË ARRESTUARVE TË PEJËS – Skandali i 600 mauneve, pastrim parash në Mal të Zi

Tituj të tjerë:

Sivjet falimentuan mbi 4 mijë kompani
Egërsohet skena politike

Gazeta “Lajm

ARROGANCA E BLLOKUT

Hashim Thaçi, kërkoi dje nga përfaqësuesit e subjekteve tjera politike, që të ulen bashkë dhe të gjejnë një marrëveshje për krijimin e institucioneve. Kurse Haradinaj, dje ka shpërndarë akuza.

Tituj të tjerë:

Dialogu mbi të gjitha

Gazeta “Bota Sot

Ish aleatët po e humbin durimin! Në Presidencë nuk po relaksohen raportet

Tituj të tjerë:

Editorial – Nga ngërçi në arrogancë!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme