Protestë e pensionistëve në Greqi

Mijëra pensionistë protestuan në kryeqytetin grek, Athinë, për shkak të uljes së të ardhurave.

Protestë e pensionistëve në Greqi

Mijëra pensionistë protestuan në kryeqytetin grek, Athinë, për shkak të uljes së të ardhurave.

Në sheshin “Klafthmonos” u mblodhën rreth pesë mijë pensionistë, të cilët vazhduan të ecin deri tek ndërtesa e qeverisë greke, duke brohoritur parulla si: "Ne e dënojmë politikën e kursimit të Kryeministrit Samaras dhe Zëvendëskryeministrit Venizelos", "Ne do të vazhdojmë luftën tonë", "Për popullin spitalet janë mbyllur, ndërsa 600 miliardë euro kanë shkuar në bankat zvicerane", " Kërkojmë që kryeministri t’u përgjigjet menjëherë kërkesave tona", " Jo, plaçkitje dhe ulje të të ardhurave, por të rriten pensionet", "Ne nuk do ta ulim kokën, rruga jonë e vetme është lufta", etj.

"Është e teta herë që na ulen pensionet. Kushtet tona të jetesës dhe të fëmijëve tanë po përkeqësohet nga dita në ditë. Kjo nuk do të tolerohet më. Kriza në sistemin e shëndetësisë ka një efekt negativ mbi ne, prandaj do të luftojmë që të mos na largojnë nga spitali dhe të na shërbejnë me barna,"- tha në një intervistë presidenti i Federatës së Pensionistëve, Dimos Kumburis.

Ligjet dhe masat e miratuara në përpjekje për t’i bërë ballë krizës financiare, kanë ndikuar negativisht në sektorë të shumtë të biznesit, si dhe te pensionistët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme