Karaxhiç shprehet i pafajshëm

Duke filluar nga sot Karaxhiç do të mbajë fjalën e tij përfundimtare të mbrojtës.

Karaxhiç shprehet i pafajshëm

Ish-Kryetari i Republikës Srpska (RS) Radovan Karaxhic, i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës gjatë kohës së luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke filluar nga sot do të mbajë fjalën e tij përfundimtare të mbrojtës para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY).

Në fillim të fjalës së tij përfundimtare 69-vjeçari Karaxhic ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se nuk duhet të dënohet. Ai ka qenë udhëheqësi i serbëve të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë (1992-1997).

"Ndjej përgjegjësi morale për të gjitha krimet e kryera nga forcat e Republika Srpskës dhe qytetarët e saj".

Karadzic është akuzuar për disa krime, duke përfshirë gjenocidin dhe persekutimit të kryer nga forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në BH, ku u vranë mbi 100.000 njerëz.

Prokuroria gjatë dy ditëve të fundit, në pretencën e saj të fundit, ka kërkuar që të dënohet me burg të përjetshëm.

Karaxhic po ashtu tha se akt-akuza kundër tij që bazohet në pretendime se ai ishte anëtar kyç i grupit kriminal i cili ka kryer krime të përbashkëta, është "shpifje e këtij Tribunali".

Më pas ai pyeti "pse do të isha fajtor, sepse kam bërë vepra të mira ndaj serbëve dhe popullit kroat dhe boshnjak".

Shpallja e akt-gjykimit kundër Radovan Karaxhic, pas fjalës përfundimtare e cila do të vazhdojë deri më 2 tetor, siç pohojnë njohësit e punës së Tribunalit të Hagës, mund të vazhdojë me muaj.

Karaxhic ka ritheksuar se nuk ka njohuri për masakrat e forcave serbe ndaj myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995.

Kujtojmë se gjykimi i tij ka filluar pesë vite më parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme