Shtypi i Kosovës 28.09.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të shtypit të Kosovës për ditën e sotme:

Shtypi i Kosovës 28.09.2014

Gazeta “Tribuna

LDK S’FLET ME NJË ZË!

Proceset e mëdha ngjallin polemika mes zyrtarëve të lartë të LDK-së

Tituj të tjerë:

Ndërhyrja e jashtme dëshmon pafuqinë e brendshme – Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, Kosova kishte mundësinë që t’i krijonte institucionet e reja pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Por, këtë nuk po arrin ta bëjë as pas tre muajve nga certifikimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu, edhe këtë radhë ndërhyrja nga jashtë shihet si e pashmangshme

Vonesa e pakuptimtë drejt Këshillit të Evropës

Filmbërësit bashkohen në Mitrovicë

Gazeta “Zëri

BEOGRADI “FRYMON” ME EMRA SHQIP

Shumë rrugë në Beograd kanë emra të qyteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe të shqiptarëve; heronj si Skënderbeu dhe tradhtarë si Esat Pashë Toptani. Historitë e këtyre rrugëve ndërlidhen kryesisht me politikën ditore të Serbisë. Rrugës “Deçanska” i është ndryshuar pesë herë emërtimi. Të rinjtë shqiptarë e serbë, flasin për ndjesinë që u sjellin emrat e këtyre rrugëve.

Tituj të tjerë:

Studentët e Luginës ikin nga UP-ja – Moszbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në fushën e arsimit ka zbrazur Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nga të rinjtë e Luginës së Preshevës. Mosnjohja e diplomave të UP-së nga institucionet e Serbisë po orienton të rinjtë e Luginës të studiojnë në Universitetin e Tiranës si dhe në atë të Tetovës, por jo dhe në Universitetin e Prishtinës si më parë.

Kriza frenon heqjen e vizave – Kriza politike, e cila tashmë po hynë në muajin e gjashtë pa Kuvend dhe Qeveri stabile, është duke reflektuar negativisht edhe në fushën integrimeve evropiane.

Gazeta “Koha Ditore

MISIONI ZHGËNJYES

Në raportet më kredibile ndërkombëtare shprehet shqetësimi për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë.

Tituj të tjerë:

Ndërhyrjet politike, pengesë për EULEX-in në luftën kundër korrupsionit – Suksesi më i madh i Misionit të EULEX-it është në dogana, polici, por më pak në gjyqësor, ka thënë në një intervistë për gazetën Bodo Weber, analist në Këshillin për Politika të Demokratizimit (Democratization Policy Council).

Gazeta “Kosova Sot

JAHJAGA KTHEHET ME SINJALE TË QARTA NGA AMERIKA

Tituj të tjerë:

Qindra miliona shkuan kot në KEK

KEK-u i do 23 milionë euro nga Qeveria


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme