Ivanov kërkon krijimin e qendrës rajonale të antiterrorizmit

Në fjalën mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Presidenti i Maqedonisë ka deklaruar se kërcënimi nuk është i përkohshëm, por i përhershëm, dhe ka kërkuar që kërcënimi nga krijimi i "Kalifatit të Ballkanit" të merret seriozisht.

Ivanov kërkon krijimin e qendrës rajonale të antiterrorizmit

Duke folur të premten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgi Ivanov, tha se duhet të ngrihet Qendra Rajonale e Anti-Terrorizmit që përfshin Ballkanin Perëndimor.

Ivanov, propozoi që kjo qendër të sigurojë identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimit terrorist dhe të bëjë koordinimin operacional. Gjithashtu ai u shpreh se vendet kanë probleme sidomos në sektorin e financës dhe se kanë nevojë nga partnerët.

Sipas presidentit Ivanov, në hartën e përgjakshme të shtetit islamik, Ballkani është i pari në rajonin e Evropës. “Unë dua të shpreh me shqetësim se Ballkani është bërë qendra e rekrutëve të rinj që i bashkohen xhihadit global. Luftëtarët e huaj që po largohen nga Ballkani po grupohen sipas grupeve etnike për të përhapur ideologjinë e ISID dhe El Nusra në vendin e tyre. Nga rritja e numrit dita ditës të luftëtarëve që shkojnë në Irak dhe Siri ne tashmë e kemi ndalur numërimin”- tha Ivanov.

Një pjesë e luftëtarëve janë përgatitur për mbrojtje, ndërsa një pjesë tjetër janë përgatitur për të sulmuar dhe nga përzierja me luftëtarë të tjerë të huaj kërcënohemi me një rikonstrukturim multi-etnik thekson Ivanov. “Dhe kur këta luftëtarë të kthehen në rajon do të dëmtojnë shoqërinë dhe shtetet me ideologjinë e tyre vrasëse dhe urrejtëse ndaj grupeve të tjera”.

Ivanov ka deklaruar se kërcënimi nuk është i përkohshëm, por i përhershëm, dhe ka kërkuar që kërcënimi nga krijimi i "Kalifatit të Ballkanit" të merret seriozisht. Presidenti Ivanov, si një masë paraprake fillimisht, kërkoi heqjen e bllokimit të drejtës së anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe së dyti integrimi i shpejtë i Maqedonisë dhe vendeve të rajonit me BE-në dhe së treti krijimi i një qendre rajonale kundër terrorizmit. Ivanov gjithashtu ka kërkuar forcimin e kapaciteteve institucionale të vendeve të rajonit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme