Bushati mori pjesë në ministerialin e OSBE-së për sigurinë

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin ministror me temë “Adresimi i krizës së sigurisë evropiane"

Bushati mori pjesë në ministerialin e OSBE-së për sigurinë

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin ministror me temë “Adresimi i krizës së sigurisë evropiane: Rruga përpara dhe roli i OSBE-së”.

Ky takim u organizua nën kujdesin e Presidentit, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme i Konfederatës Zvicerane, Didier Burkhalter, në cilësinë e Kryetarit të radhës së OSBE-së. Organizimi i këtij takimi kishte në fokus trajtimin e sfidave me të cilat përballet OSBE-ja në strukturën e sigurisë evropiane, të ndikuara nga kriza në Ukraine, dhe përmirësimi i kapaciteteve të organizatës për përmbushjen e rolit dhe mandatit te saj.

Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së shkëmbyen pikëpamje mbi konsolidimin e sigurisë evropiane, si një projekt i përbashkët i cili ka nevojë për një vullnet politik të fortë dhe real.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vlerësoi rolin e spikatur të OSBE-së në përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ukrainë, duke sjellë në vëmendje kontributin e Shqipërisë: “OSBE-ja duhet të mbetet një forum për bashkëpunim dhe dialog politik ndërmjet shteteve, një ombrellë nën të cilën mund të rrinë bashke lindja dhe perëndimi”, u shpreh Ministri Bushati.

Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së,. Lamberto Zannier.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme