Niset për në Mekë dhe Medine grupi i parë i haxhive kosovarë

Grupi i parë është nisur nga aeroporti nëdrkombëtar "Adem Jashari" i Prishtinës.

Niset për në Mekë dhe Medine grupi i parë i haxhive kosovarë

Në orët e para të mëngjesit, grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova të cilët këtë vit do ta kryejnë Haxhin, është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar "Ademi Jashari" për në Mekë të Arabisë Saudite.

Së bashku me hanxhinjtë ka udhëtuar edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ndërsa për t’ju uruar rrugë të mbarë, në aeroport kishin dal familjarë, miq, përfaqësues të Këshillave të Bashkësisë Islame dhe përfaqësues të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Pritet që këtë vit nga Kosova për në Mekë, të udhëtojnë 865 besimtarë të cilët do ta kryejnë Haxhin.

Në komunikatën e publikuar nga BIK-u thuhet se, si çdo herë, ky institucion i ka bërë përgatitjet e duhura. Haxhinjtë kosovarë, në vendet e shenjta do të jenë të shoqëruar nga 37 udhëheqës dhe ekipi mjekësorë i cili do të kujdeset për shëndetin e tyre.

Grupet e radhës të besimtarëve që do të shkojnë për në Mekë, do të udhëtojnë sot dhe nesër, kur pritet nisja e grupit të fundit të besimtarëve nga Kosova për në Haxh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme