Policia greke shkatërron një rrjet trafikimi foshnjash

Një rrjet që trafikonte foshnja, të destinuara për adoptim në Greqi dhe të blera nga gratë bullgare, u shkatërrua nga policia greke.

137594
Policia greke shkatërron një rrjet trafikimi foshnjash

Katër grekë të moshës 45-49 vjeç dhe dy bullgarë 33 dhe 45 vjeç u arrestuan në qytetin e Trikallës me dyshimin për përfshirje në shitjen e 11 bebeve për çiftet, që dëshironin t’i adoptonin.

Policia theksoi se kishte shkatërruar një rrjet të mirorganizuar, që funskiononte prej një kohe të gjatë në tregun e foshnjave në të gjithë Greqinë, sipas një mënyre operatore që konsistonte për të bindur në Bullgari gratë shtatëzëna, kryesisht të pamartuara, të shisnin bebet e tyre për adoptim.

Gratë ishin marrë nën kujdes nga rrjeti për të lindur në spitalet greke. Foshnjat shiteshin me një çmim prej 10 mijë eurosh. Mes të arrestuarve bënin pjesë një avokat dhe një noter grek, që kryenin rregullat e adoptimit.

Rrjete të tjera të tregtisë së bebeve me prejardhje nga Bullgaria dhe destinuar për adoptim në Greqi janë shkatërruar në të kaluarën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme