Shtypi i Kosovës 24.09.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 24.09.2014

Gazeta “Epoka e Re”

NË SEANCË NUK LEJOJ DEBAT

Javën e ardhshme do të thërras seancën -Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk thotë se PDK-ja s’mund ta propozojë një kandidat për kryeparlamentar nga opozita. Kjo mund të ndodhë, natyrisht, nëse merren vesh liderët e partive politike. – Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, ka bërë me dije se, për shkak të vizitës se Jahjagës në SHBA, nuk ka marrë vendim që këtë javë të thërrasë vazhdimin e seancës.

Tituj të tjerë:

Zhbogar: S’ndërhyjmë, por mund të rekomandojmë
UNDP-ja shënoi 15-vjetorin e operimit në Kosovë
Asambleja e Përgjithshme, rast i mirë për lobim

Gazeta “Zëri

SEANCA MË 2 TETOR, PALËT S’LËSHOJNË PE

Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina i ka bërë përgatitjet që mbledhja e Kuvendit të mbahet javën e ardhshme, më 2 tetor. Të dy krahët, PDK dhe VLAN, shkojnë pa marrëveshje konkrete. Sipas analistëve, kjo do të jetë një “deja vu” e seancës së kaluar

Tituj të tjerë:

Zbogar: Zgjedhjet, opsion i fundit
Editorial-Reflekto presidente
Kriza politike largon investitorët

Gazeta “Tribuna

JAHJAGËS, BARRA E NXJERRJES SË VENDIT NGA KRIZA
Faktori ndërkombëtar nuk do të përfshihet drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë.

Tituj të tjerë:

Zgjedhjet si opsion për tejkalimin e bllokadës
Shteti në bllokadë! – Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës ka bërë që të paralizohet puna e 30 agjencive, këshillave dhe bordeve të pavarura.
Ekonomia në kolaps – Ekonomia e Kosovës ka marrë tatëpjetën. Gjendja ekonomike në vend është rënduar si pasojë e mungesës së një qeverisje funksionale.

Gazeta “Koha Ditore

GJYQTARI CAROLAN NEGOCION KTHIMIN NË KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese pritet që së shpejti ta bëjë kuorumin për të trajtuar edhe çështjet e karakterit politik. Robert Carolan, gjyqtar amerikan, është duke e negociuar rikthimin. Një javë më parë ai pati deklaruar se refuzon të shërbejë më tutje si gjyqtar në Kushtetuese.

Tituj të tjerë:

Arrestimet, paralajmërim për ata që tërheqin të rinjtë në terrorizëm
Brovina paralajmëron seancën për 2 tetor, thotë se nuk do të lejojë debat

Gazeta “Bota Sot

KRYETARI I GJYKATËS KUSHTETUESE ENVER HASANI, I SHANTAZHUAR E I KËRCËNUAR! HETON POLICIA

Tituj të tjerë:

Zyrat diplomatike janë përfshirë në kapërcimin e ngërçit politik – Brukseli paralajmëron rekomandime
Koalicioni e pret Presidenten, pastaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Gazeta “Kosova Sot

ZVARRITJA E KONSTITUIMIT TË KUVENDIT, PREKË DREJTËSINË – KUPOLA E GJYQËSORIT JASHTË FUNKSIONIT

Tituj të tjerë:

AKP-ja e riorganizon “Trepçën”
Blloku ia mësyn Gjykatës

Gazeta “Lajm

SEANCA E RADHËS MË 2 TETOR

Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina ka konfirmuar dje se seanca e radhës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit do të mbahet më 2 tetor. Por, nëse nuk do të ketë ndërkohë ndonjë kompromis, edhe kjo seancë do të fillojë dhe përfundojë si ajo e 12 shtatorit.

Tituj të tjerë:

Presidentja (mos) t’i drejtohet Gjykatës
Blloku të interpretojë drejt vendimin e Kushtetueses


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme