HRW: Bullgaria i kthen Turqisë refugjatët sirianë

Në raportin e organizatës Human Rights Watch (HRW), e cila bazohet në deklaratat e refugjatëve sirianë, thuhet se policia kufitare bullgare, në tre raste të ndryshme, ka kthyer së paku 43 shtetas sirianë në Turqi.

HRW: Bullgaria i kthen Turqisë refugjatët sirianë

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Bullgarinë për sjellje jo të hijshme ndaj refugjatëve sirianë, lajmëron Anadolu Agency (AA).

Në raportin e organizatës Human Rights Watch (HRW), e cila bazohet në deklaratat e refugjatëve sirianë, thuhet se policia kufitare bullgare, në tre raste të ndryshme, ka kthyer së paku 43 shtetas sirianë në Turqi, dhe se disa prej tyre edhe janë keqtrajtuar fizikisht.

"Keqtrajtimi fizik i njerëzve dhe detyrimi i dhunshëm që të kthehen në kufi është plotësisht sjellje e gabuar dhe nuk është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian, patjetër duhet hapur dyert refugjatëve siranë dhe të vendeve tjera dhe të ushtrohet presion mbi Bullgarinë për të ndaluar sjelljen jo të hijshme" tha Lydia Gall, hulumtuese në HRW për Evropën Lindore dhe Ballkanin.

Incidenti i dytë ndodhi me 30 gusht, kur policia burgosi 15 sirianë dhe për tre orë i rrahu, e më vonë përsëri i ktheu në Turqi

Incidenti i tretë ndodhi me 7 shtator. Kësaj radhe policia kufitare bullgare konfiskoi para, celularë, ushqimin dhe ujin e refugjatëve sirianë, që gjithsej ishin 16 persona, në mesin e tyre 5 fëmijë. Pasi që janë rrahur, refugjatët u kthyen në mal në afërsi të kufirit turk, ku nga të shtënat në ajër të policisë refugjatët u detyruan të kthehen në Turqi.

Lydia Gall theksoi se Bullgaria, në vend që ti mbrojë refugjatët, konsideron se mund ti përziejë ata duke i keqtrajtuar dhe frikësuar. Gall kërkon nga komisioni Evropian që të hetoj këto raste dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që këto raste të mos përsëriten.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme