Shtypi i Kosovës 15.09.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 15.09.2014

Gazeta “Tribuna

VLAN-i SYNON TA SHKARKOJË PRESIDENTEN

Situata politike e krijuar pas 8 qershorit, kur LDK-AAK-Nisma krijuan një bllok që kundërshton çdo negociatë me PDK-në prej tre muajsh ka sjellë para opinionit skenarë të mundshëm për të marrë pushtetin. Blloku me votat e veta dhe të minoriteteve i bënë 67 deputetë që i mjaftojnë të bëjnë qeverinë, por edhe kryeparlamentarin. Mirëpo, meqë kryeparlamentari, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, blloku sërish po synon të marrë deputetë dhe këtë e ka arritur. Me një marrëveshje me Vetëvendosjen ata i kanë bërë gjithsej 83 deputetë dhe kjo përveç shumë arsyeve të tjera, siç mësohet nga burime të sigurta të gazetës, ka edhe një qëllim prapa. E ky është posti i presidentit.

Tituj të tjerë:

Rrezik për qeveri pa kredibilitet – Pozicionimi i katër partive në një bllok dhe i PDK-së në njërën anë po e mbajnë peng krijimin e institucioneve prej 8 qershorit të këtij viti. VLAN nuk kanë mundësi kushtetuese që ta marrin kryeparlamentarin, gjë që e bën të pazbatueshme marrëveshjen e tyre.
Edhe ndërkombëtarët ishin në favor të shtyrjes së seancës – Marrëveshja mbi parimet bazë për ndërtimin e koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosjes, në përmbajtjen e saj ka prekur një nga kushtet e faktorit ndërkombëtar për qeverinë e ardhshme. Fjala është për çështjet që kanë të bëjnë me dialogun me Beogradin, të cilat ishin ngritur edhe nga lista “Srpska” më 11 shtator.

Gazeta “Koha Ditore

LAN-i POSTET KRYESORE, “VETËVENDOSJES” VETËM MINISTRI

Përfshirja e “Vetëvendosjes” në koalicion nuk e ndryshon marrëveshjen fillestare LDK- AAK-Nisma

Tituj të tjerë:

Rreth 760 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë këtë sezon turistik
Dhoma e Posaçme e oblogon AKP-në të veprojë me “Trepçën” si ndërmarrje shoqërore
Kardiologu i fton pacientët në QKUK vetëm pas emërimit drejtor klinike
Kosova humb miliona euro të buxhetit nga heqja e akcizës së kafesë

Gazeta “Zëri

“SRPSKA”: DIALOGUN, JO “VETËVENDOSJES”

Përfaqësuesi i Listës “Srpska”, Alexandar Jabllanoviç, i ka thënë gazetës se takimi i së hënës me Ramush Haradinajn do t’i definojë gjërat.

Tituj të tjerë:

Presidentja, të ndërhyjë
Reprizimi i seancës
Limaj: Ne do t’i formojmë institucionet
LVV: Nuk tërhiqemi
QKUK blen 5 € një rul letre

Gazeta “Epoka e Re

LDK-ja NUK PËRÇAHET

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka mohuar lajmin se grupi parlamentar i kësaj partie mund të përçahet si shkak i arritjes së koalicionit me AAK-në, Nismën dhe VV-në.

Tituj të tjerë:

Të pranohet realiteti i ri politik – Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj
Rishikimi i dialogut, i rrezikshëm

Gazeta “Lajm

TË FORMOHEN INSTITUCIONET, ZGJEDHJET PAS NJË VITI

Njohësit e proceseve politike kanë deklaruar se në situatën e krijuar, zgjidhja më e mirë do të ishte që të formohej qeveria, që të funksiononte së paku një vit e në ndërkohë të bëhen disa ndryshime në ligjin për zgjedhjet dhe më pas të mbaheshin zgjedhjet. Sepse, sipas tyre, as mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto rrethana aktuale nuk do ta zgjidhte problemin.

Tituj të tjerë:

Njëqind ditët e humbura

Gazeta “Kosova Sot

DEPUTETËT NUK E DJEGIN MANDATIN – Baraliu: Vota e deputetit të shkëputet nga tutorizmi i liderëve

Tituj të tjerë:

Prokuroria shkel hapur Kushtetutën
Demokraci e zbehtë

Gazeta “Bota Sot

KOHA – Ambasadori holandez: S’po e kuptoni sa kohë të çmueshme po humbni


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme