Shqipëri – Filloi sot viti i ri shkollor

Në Shqipëri është hapur sot viti i ri shkollor 2014-2015 për sistemin parauniversitar, që numëron 540 mijë nxënës.

Shqipëri – Filloi sot viti i ri shkollor

Në të gjithë Shqipërinë ka nisur sot viti i ri shkollor 2014-2015 për sistemin parauniversitar.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, janë 540 mijë nxënës të ciklit parauniversitar që nisin sot vitin e ri shkollor, ku 32 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ndërkohë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, politikanët dhe drejtuesit e lartë të institucioneve arsimore kanë shprehur urimet e tyre për të gjithë nxënësit. Një ndër ta është edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila në mesazhin e saj është shprehur se shkollat do të jenë të hapura për të ndihmuar po aq sa edhe për të zhvilluar talentin dhe energjitë e nxënësve përmes aktiviteteve kulturore e sportive si dhe nismave komunitare.

“Reforma e kurrikulës që bazohet në kompetenca me fokus reformimin thelbësor të teksteve dhe të mjeteve shkollore; zgjerimi i përmasave të digjitalizimit të procesit të nxënies, shkolla si qendër komunitare, karta e performancës së shkollës, përmasa e re e edukimit fizik dhe shëndetësor të fëmijëve etj, janë hapa me të cilët po ndërtojmë një shkollë ku kryefjala është cilësia”- shprehet ministrja Nikolla në mesazhin e saj për nxënësit dhe stafin e mësuesve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme