Shtypi i Kosovës 14.09.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 14.09.2014

Gazeta “Tribuna

REFERENDUMI I VONUAR!

Pasi që më 10 shtator vendosën firmat e tyre në “Marrëveshjen e parimeve” për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje nuk është e sigurt nëse kjo marrëveshje mund të vlejë edhe për votimin e “Qeverisë Haradinaj”, të propozuar nga Blloku LDK-AAK-Nisma. Pikërisht për këtë pasiguri të tyre, subjekti i Albin Kurtit do të bëjë një referendum të brendshëm me anë të të cilit do të pyetet anëtarësia: se a do të bëhen pjesë apo jo e kësaj qeverie?

Tituj të tjerë:

Ngërçi institucional, proces demokratik – Ngërçi institucional i krijuar në Kosovë që nga qershori i këtij viti, kur edhe janë shpallur rezultatet e fundit zgjedhore, nuk konsiderohet nga përfaqësuesit e jashtëm të akredituar në vend, si ndonjë krizë shtetërore. Ata i shohin përpjekjet e dy grupacioneve politike, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut paszgjedhor LDK-AAK-Nisma plus Vetëvendosje, për ta krijuar qeverinë e re, si një proces demokratik.
Serbët pajisen me dokumente të Kosovës – Meqë jetojnë në Kosovë kanë vendosur të integrohen. Kjo pasi që rreth 9484 serbë deri në javën e parë të shtatorit të këtij viti janë pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.
Viti i brishtë i ligjbërjes – Bllokimi i punës së Kuvendit që nga 17 korriku ka bërë që të bllokohen shumë ligje të rëndësisë së veçantë për vendin

Gazeta “Zëri

FAMILJARËT: MOS VDISNI NË TOKA ARABE

Familjarët e Sinan Mujit, gjilanasi i vrarë në Irak, këshillojnë të rinjtë kosovarë që të mos marrin rrugë për në tokat arabe, pasi ato janë rrugë të paqarta. Bashkëshortja e Sinanit bashkë me fëmijën ka ngelur në Siri. Ekspertët dhe teologët bëjnë thirrje që të mos shkohet në luftërat e huaja

Tituj të tjerë:

Cliff e Zhbogar: Ne, vetëm vëzhgues – Përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare dhe trupi diplomatik në Kosovë e kanë ripërsëritur edhe një herë se nuk do të përzihen në procesin e formimit të institucioneve.
Altruizmi i një profesori, 17 vjet punë pa asnjë cent – Ish-arsimtari i kimisë në Shkollën “Naim Frashëri” në Podujevë, Shaban Sfishta, punoi 17 vjet e 7 muaj pa asnjë cent. Pagën e plotë e investoi në themelin e shtetit të Kosovës.

Gazeta “Koha Ditore

PRESIDENCA PA FUQI

Fakti që posti i presidentit shpesh është bërë objekt i Gjykatës Kushtetuese ka bërë që ky autoritet të mos e ketë fuqinë e duhur për t’u imponuar si autoritet politik.

Tituj të tjerë:

Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese, në shërbim të PDK-së

Gazeta “Kosova Sot

KOHA NUK PRET

Tituj të tjerë:

Sinan Muji vritet në Siri, bashkëshortja e vajza mbeten atje


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme