Shtypi i Kosovës 10.09.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 10.09.2014

Gazeta “Tribuna”

KOALICIONI I GJERË, PA PDK-në

Blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma ka finalizuar draft-marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje rreth koalicionit të ardhshëm qeverisës. Pjesë e qeverisë, si kategori kushtetuese, do të jenë edhe pakicat.Prandaj, i bie që në opozitë do të mbetej vetëm PDK-ja me ndonjë nga deputetët e pakicave nga partitë politike që nuk kanë siguruar më shumë sesa një vend në Kuvend.

Tituj të tjerë:

Zgjedhjet s’hiqen nga opsionet – Ngërçi politik që ka kapluar vendin prej tre muajsh ka vetëm dy mundësi për t’u tejkaluar. E para do të ishte vazhdimi i seancës së 17 korrikut që pritet të mbahet më 12 shtator dhe arritja e një marrëveshje mes palëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe më pas krijimi i qeverisë. Opsioni i dytë që nga analistët po vlerësohet si më i pranueshëm është mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Të dyja këto opsione kanë mundësi të jetësohen në praktikë, por ajo që sipas analistëve politikë do t’i rikthente legjitimitetin subjekteve politike janë mbajtja e një palë zgjedhjeve të reja.
Jahjaga, keq me Kushtetutën! – Përveç partive të cilat po e kontestojnë vazhdimin e mandatit të gjykatësve ndërkombëtarë, edhe njohësit e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se presidentja nuk duhej t’ia vazhdonte mandatin atyre, sepse me këtë veprim, sipas tyre, është rrënuar kredibiliteti dhe legjitimiteti i gjykatës për të nxjerrë vendime.

Gazeta “Zëri”

PDK-ja NË “QORRSOKAK”

Arritja e marrëveshjes, mes partive të Bllokut me Lëvizjen “Vetëvendosje” për bashkëqeverisje, e ka futur në qorrsokak partinë e Hashim Thaçit, duke ia shuar të gjitha shpresat për zgjedhjen e kryeparlamentarit më 12 shtator

Tituj të tjerë:

Nuk ndërhyjmë në proceset e brendshme – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, u ka bërë thirrje liderëve politikë të Kosovës, por edhe deputetëve, që të reflektojnë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe t’i kryejnë detyrimet kushtetuese.
“Srpska” e përkrah Mustafën – Deputetët e Listës “Srpska” nuk do ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar në seancën e 12 shtatorit. Nëse arrin të kandidohet Isa Mustafa, për këtë të fundit do të shkojë vota e deputetëve serbë.
Ligj për Qeverinë në largim – Kosova duhet të ketë një ligj për Qeverinë, me të cilin do të specifikoheshin detyrat dhe përgjegjësitë e Qeverisë në largim, në mënyrë që në periudhën tranzicionale mos të merren vendime kapitale.

Gazeta “Koha Ditore”

“VETËVENDOSJES”, DIALOGU TEKNIK ME SERBINË

Tituj të tjerë:

Drejtësinë në veri vazhdon ta ndajë Serbia
Telashet pronësore po e vonojnë magjistralen për Mitrovicë
Kosova kërkon sërish pranim të plotë në FIFA
Korrupsioni 60 milionësh ndëshkohet me dënime me kusht
Rrugëtimi drejt “xhehenemit” në kërkim të “xhenetit”

Gazeta “Epoka e Re”

BARRA KRYESORE I MBETET THAÇIT

Thaçi, po të ishte vërtet lider, do të ofronte zgjidhje, të cilën unë kam propozuar para disa ditësh: PDK-ja ta marrë postin e presidentit, kurse LAN-i Kuvendin dhe Qeverinë

Tituj të tjerë:

Kryeministri Rama ka nisur vizitën në Kinë
SHBA-të vlerësojnë progresin e Kosovës
Jacobson: S’ndërhyjmë në çështje të brendshme të Kosovës

Gazeta “Bota Sot”

RËNIA E THAÇIT DHE PDK-së, E PASHMANGSHME! I DËSHTOJNË BLERJET DHE SHANTAZHET!

Koalicionit kundër PDK-së i bashkohet sot zyrtarisht Vetëvendosja

Tituj të tjerë:

Si do ta ndajnë pushtetin, koalicioni LDK-AAK-NISMA e VV! – A do të ketë ndarje proporcionale?
PDK-ka konkurron me Arsim Bajramin për kryetar Kuvendi
Jakobson: Zgjidhja e ngërçit politik, pa ndërhyrje të jashtme
Stop klanizimit dhe privatizimit të LDK-së! – Të pathënat e Kuvendi të shtatë të LDK-së

Gazeta “Lajm”

POROSIA E SHBA-ve

Tituj të tjerë:

SHBA lëshon deklaratë për zhvillimet në Kosovë
Çfarë do të sjellë e premtja?
Trendi i kontestimeve

Gazeta “Kosova Sot”

REPRIZA

Tituj të tjerë:

Të gjithë kundër PDK-së


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme