Shqipëria përgatitet për vizitën e Papës

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin social skenën që është ngritur në Sheshin Nënë Tereza për meshën e posaçme që do të mbahet me rastin e vizitës së Papa Françeskut.

Shqipëria përgatitet për vizitën e Papës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e filloi ditën me një postim në rrjetin social duke sjellë për shqiptarët skenën historike në sheshin “Nënë Tereza” tashmë të rikonstruktuar, ku do të pritet Papa Françesku dhe do të japë meshën e posaçme për shqiptarët.

“Skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do të japë meshën e posaçme dhe të shumëpritur” shkruan Rama.

Më 15 qershor, Kryeministri Edi Rama bëri publike ngjarjen e madhe të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në datën 21 shtator të vitit 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme