Mustafa: Dialogu me Beogradin, përgjegjësi e qeverisë

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kryetari PDK-së, Isa Mustafa Mustafa tha se dialogu do të jetë përgjegjësi e qeverisë , si sublimim i përgjegjësive të të gjitha palëve që do ta përbëjnë këtë qeveri.

Mustafa: Dialogu me Beogradin, përgjegjësi e qeverisë

Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se “marrëveshja e Koalicionit LDK, AAK dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje vërteton përkushtimin dhe përgjegjësinë e të gjitha palëve ndaj dialogut”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa tha se “dialogu do të jetë përgjegjësi e qeverisë , si sublimim i përgjegjësive të të gjitha palëve që do ta përbëjnë këtë qeveri. Në krye të dialogut do të jetë Kryeministri i vendit, përkatësisht dialogu do të zhvillohet mbi baza të reciprocitetit. Subjektet anëtare të koalicionit do të kenë përgjegjësi të veçanta në dialog, por askush nuk mund ta nënkuptojë se dialogu mund të zhvillohet mbi baza partiake”.

“Dialogu është përgjegjësi e jonë për zgjidhjen e problemeve me fqinjët por edhe zotim që e kemi dhënë para parterëve tanë, SHBA dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, përfundon kreu i LDK-së, Mustafa.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme