Samaras: Zgjedhjet e parakohshme do të ishin vetëvrasje politike

Greqia do të kryente një vetëvrasje politike dhe do të rrezikonte rikthimin në kaos nëse nuk zgjedh presidentin e ri të vendit.

116524
Samaras: Zgjedhjet e parakohshme do të ishin vetëvrasje politike

Greqia do të kryente një vetëvrasje politike dhe do të rrezikonte rikthimin në kaos nëse marsin e ardhshëm parlamenti nuk do të jetë në gjendje të zgjedhë një president të ri të vendit për të zëvendësuar presidentin aktual, Karolos Papulias duke shkuar kështu detyrimisht drejt zgjedhjeve të parakohshme legjislative, paralajmëroi kryeministri konservator grek, Antonis Samaras gjatë një fjalimi përurues me rastin e hapjes së panairit ndërkombëtar TIF (Thessaloniki International Fair), nga ku ekzekutivi grek paraqet politikën ekonomike për vitin pasardhës.

Pasi foli për ekonominë, Samaras përmendi çështjen e zgjedhjes së presidentit për të sulmuar partinë e majtë radikale SYRIZA, e drejtuar nga Aleksis Cipras, grupi më i madh opozitar në parlamentin grek.

“Greqia po e rimerrr veten gradualisht, por ka edhe nga ata që do të bënin gjithçka që të mos ndryshonte asgjë. Këta lloj njerëzish nuk kanë frikë të luajnë edhe me kushtetutën”, theksoi Samaras duke iu referuar partisë së Ciprasit, por pa e përmendur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme