Ambasadorja e SHBA bën thirrje për zgjidhjen e ngërçit politik

Jacobson: Ngërçi politik në Kosovë të zgjidhet nga vetë forcat politike...

Ambasadorja e SHBA bën thirrje për zgjidhjen e ngërçit politik

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila ndodhet këto ditë këtu në Uashington, thotë në një intervistë për mediat amerikane se ngërçi politik në Kosovë duhet të zgjidhet nga vetë forcat politike dhe jo me ndihmën e shteteve të tjera.

Duke u ndalur tek radikalizmi islamik, ambasadorja amerikane thotë se autoritetet po e trajtojnë këtë kërcënim me seriozitet dhe ajo bën thirrje për përpjekje të gjithanshme nga qeveria dhe shoqëria për përballimin e këtij fenomeni.

Lidhur me Gjykatën e Posaçme, znj. Jacobson shton se ajo nuk mund të bëjë komente për një hetim që po vazhdon, por thekson se Kosova duhet të kalojë përmes këtij procesi që të mbyllet ky kapitull i historisë së saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme