Samiti i NATO-s, Rama takohet me homologun italian, Renci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon edhe ditën e sotme të jetë prezent tek samiti i NATO-s, që po mbahet me nivel maksimal në Uells...

Samiti i NATO-s, Rama takohet me homologun italian, Renci

Në këtë aktivitet të rëndësishëm edhe për Shqipërinë, kreu i Tiranës zyrtare është takuar gjithashtu me homologë të rëndësishëm të perëndimit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto me kreun e qeverisë italiane, Mateo Renci. “Pas një dite diskutimesh, që u mbyllen në mesnatë, nis dita e dytë e samitit të NATO-s”, shkruan Rama në postimin e tij.

Një ditë më parë, Kryeministri Rama deklaroi nga Uellsi se Shqipëria ka qenë dinjitoze në rolin e saj edhe më parë në raport me NATO-n, pavarësisht se vendi drejtohej nga një qeveri tjetër.

samitin e NATO-s, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij janë po ashtu ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme