Rama: Shqipëria, dinjitoze në rolin e saj në raport me NATO-n

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten nga Uells, Britani, ku po merr pjesë në takimin e nivelit të Lartë të NATO-s, se Shqipëria ka qenë dinjitoze në rolin e saj edhe me parë në raport me NATO-n, pavarësisht se nuk kemi qënë ne në qeveri.

Rama: Shqipëria, dinjitoze në rolin e saj në raport me NATO-n

I ftuar në një emision televiziv, Kryeministri Rama tha se në Shqipëri pati një periudhe degjenerimi të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, shqetësim ky i vënë re edhe nga vetë NATO,

“Për sa na përket ne, e tregoi edhe marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian se ne nuk bëjmë politike province”, deklaroi Rama.

Sa i takon zhvillimeve në samitin e NATO-s, Rama tha se është një samit i veçantë, pasi bota është në një moment të veçantë, ku shtrohen sfida të veçanta dhe sigurisht kërkohet një trajtim i veçantë. “Zhvillimi i samitit do t’i japë edhe përgjigjet e duhura për këtë situatë”, deklaroi ai.

Lidhur me qëndrimin e opozitës në raport me ndërkombëtarët për sa i takon zhvillimeve në vend, Rama tha se kritikat sigurisht burojnë nga të qënit në opozitë, por theksoi ai, ka rrugë të ndryshme për t’i bërë ato. Është e rëndësishme tha ai, kur është fjala për të diskutuar me një të huaj të mos ngatërrohet këndvështrimi politik me politikën e përditshme të ditës brenda nesh dhe debatin mes nesh.
Ajo që kemi bërë ne ku ishim në opozitë ishte, vijoi Rama, vendosja para tyre e këndvështrimit tonë për problemet, duke kërkuar që partnerët, miqt apo ata që takonim, të kishin një pamje sa më të plotë dhe sa më konform të atyre detyrimeve që burojnë nga vlerat e familjes së përbashkët apo në përpjekje për të ndërtuar demokraci.

“Opozita e sotme, tha Rama, me gjithë eksperiencën për një periudhë të gjatë në pushtet, e ngatërron këtë duke i bërë një dëm të madh vetes. ”Opozita përshkruan situatën duke vendosur përpara tyre një mal me akuza e shpifje që nuk e ndihmon atë Nuk pretendoj që opozita të lavdërojë punën e qeverisë, por ndjehem keq si shqiptar për shkak të një qajse provinciale dhe të papranueshme”, deklaroi Rama.

Sipas tij, kjo opozitë duke mos qënë një alternativë as në mjedisin politik nuk mund të jetë një alternativë as me dyer të mbyllura.

I pyetur lidhur me deklaratat e bëra pak muaj më parë për ekstremizmin në dyert e Evropës, dhe harmoninë fetare në Shqipëri, Rama tha se kur unë diskutoja për këtë çështje, shumë kush habitej. Kam theksuar domosdoshmërinë që Shqipëria të mbështetej dhe të shihej si një pasuri e posaçme kulturore, pikërisht për shkak të bashkëjetesës fetare dhe të ndihmohet për të mos lejuar që problemet që ushqejnë ekstremizmin qe lidhem me varfërinë e izolimin social, të mund të rriten dhe të na kthehen në një problem më të madh.

“Kur unë flisja për forca ekstremiste brenda Bashkimit Evropian e që e shihnin si problem të qenurit tonë si evropian të krishterë e mysliman, shumë kush se kuptonte çfarë po thuhej. Sot ndodhemi në hapësirën e një diskutimi të hapur lidhur me këtë problematikë. Edhe për këtë arsye, kam deklaruar se Evropa ka nevojë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi shqiptarët janë një nocion më i madh se sa e kufizuar në 28 mijë metra katror njëlloj si Shqipëria për Evropën”, deklaroi Kryeministri Rama.

Ai theksoi duhet të jemi të prerë në raport me këta element, pasi asgjë nuk e justifikon këtë barbari dhe kjo barbari ka nevojë për një përgjigje të prerë, kompakte të të gathë komunitetit ndërkombëtar që përfaqëson botën e lirë.

Sipas Ramës, këto shfaqje ekstreme të këtyre njerëzve që kanë humbur çdo fill arsyeje, duhet të përballen me një reagim agresiv dhe kam parasysh një reagim kompakt të të gjithë asaj pjese të botës që beson në vlerën e lirisë apo demokracisë.

Rama tha se për këtë është i nevojshëm integrimi i këtyre vendeve dhe jo izolimi apo mbrojtja e secilit në vetvete pasi kjo do të ishte një përpjekje në drejtimin e gabuar.

Lidhur me vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, Rama duke vënë theksin në faktin se ajo është vizita e tij e parë në Europë, tha se ajo përcjell një mesazh shumëplanësh, të qartë për shqiptarët, Ballkanin dhe BE-në, por edhe për vetë botën demokratike.

Në emisionin televiziv, Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe çështjen e rimiratimit të dekreteve të Presidentit më 1 shtator në seancën parlamentare.Duke e argumentuar se kjo nuk është një luftë e hapur me Presidentin, Rama theksoi se “nuk ka luftë por detyrime për të çuar përpara axhendën tonë të reformave dhe koha nuk do të ndalet pavarësisht se kush do të na dalë përpara”.

Sipas tij, kemi një President që reagon si një parti politike duke u prononcuar nëpër ekrane televizive dhe duke u përgjigjur flakë për flakë. “Por agjenda dhe reformat tona nuk do të ndalen. Dhe në këtë sesion reforma kyçe do të jetë ajo në drejtësi.

Lidhur me reformën në drejtësi, Rama bëri me dije se “do ketë një konferencë të madhe që do të çelë sezonin e kësaj reforme dhe do të ishin të mirëpritur që të gjithë të japin kontributin e tyre. Ne si qeveri nuk do mbajmë asnjë ekskluzivitet në këtë reformë, është e mirëpritur opozitë që të marrë pjesë por reforma do të bëhet pavarësisht përpjekjeve për ta penguar këtë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme