Thaçi uron Kryeministrin Davutollu për detyrën e re

“Urova mikun tim dhe të Kosovës, Ahmet Davutollu, për postin e ri të Kryeministrit të Turqisë”, bën të ditur sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi uron Kryeministrin Davutollu për detyrën e re

Kryeministri Thaçi thekson se, “shteti turk është partner strategjik i Kosovës si anëtar i NATO-s dhe investitor serioz dhe qeveria e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me Kryeministrin e ri, Ahmet Davutollu, i cili ka njohuri të thella për Ballkanin”.

“Bashkëpunimi ynë është i bazuar në kornizat e integrimeve euroatlantike dhe marrëdhëniet historike në mes dy popujve”, shkruan ThaçiFacebook.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme