Shtypi i Kosovës 02.09.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës për ditën e sotme:

Shtypi i Kosovës 02.09.2014

Gazeta “Tribuna

(S’)KA ZGJIDHJE PA NDËRKOMBËTARËT!
Faktori ndërkombëtar përveç disa deklaratave, përmes të cilave ka kërkuar që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka ndërhyrë për t’i bërë bashkë partitë shqiptare në procesin e konsolidimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. Analistët vlerësojnë se faktori ndërkombëtar nuk do të ndërhyjë pa u shterur të gjitha mundësitë, ndonëse është hera e parë që nuk ka ndërhyrë në këto lloj situatash.

Tituj të tjerë:

Skenari i PDK-së dhe kundërpërgjigja e “bllokut” – Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit ku si pikë e vetme prashikohet të jetë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë, pritet të përcillet me një skenar tjetër krahasuar me mbledhjen e ndërprerë të 17 korrikut.
Blloku rrit presionin për seancë konstituive – Koalicioni i partive LDK, AAK dhe Nisma po e humb durimin, andaj edhe e ka paralajmëruar deputeten më të vjetër në Kuvend, Flora Brovina, që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive apo në të kundërtën mund të përballet me mocionin e nënshkruar nga të paktën 40 deputetë.

Gazeta “Zëri

DEPUTETËVE U PAGUHET 2500 € SEANCA
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë marrë rreth 2500 euro për muajt korrik dhe gusht, ndonëse kanë qenë të pranishëm vetëm me një seancë, më 17 korrik

Tituj të tjerë:

Mogherini hapave të Ashtonit
Brovina të thërrasë këtë javë seancën
Mësimi nuk filloi në të gjitha shkollat
Trazohet veriu

Gazeta “Koha Ditore

GJERMANIA INSISTON NË DIALOG DHE NË KRIJIMIN E GJYKATËS SPECIALE

Tituj të tjerë:

Me 40 nënshkrime opozitarët synojnë ta vazhdojnë seancën
Shpërndahen gjilpëra pa afat për diabetikët
Komuna e Prishtinës dhe “Petrol Company” komunikojnë jashtëligjshëm për licencat

Gazeta “Lajm

BLLOKU JEP ULTIMATUMIN
Liderët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma të hënën paralajmëruan kryesuesen e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, që ta thërrasë vazhdimin e seancës. Përndryshe, ata thanë se gjatë javës do ta bëjnë vetë një gjë të tillë. Deputetja Flora Brovina ka deklaruar se do t’i përgjigjet sot këtij lloj ultimatumi. Ndërsa siç po shihet Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga gara as pas shkarkimit të tij nga ky post pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Tituj të tjerë:

Blloku mund të thërrasë seancën
Dje ka rifilluar beteja për dije

Gazeta “Epoka e Re

JAHJAGA MUND T’I FTOJË LIDERËT NË TAKIM
Arbër Vllahiu: Nuk përjashtohet mundësia e lehtësimit të diskutimit ndërmjet forcave politike – Këshilltari i lartë politik për media dhe marrëdhënie me publikun i presidentes Atifete Jahjaga, ka thënë se është në mandatin e deputetëve të Kuvendit, e jo të presidentes, për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.

Tituj të tjerë:

Thaçi premton rritje të pagave për 25%
Vizat hiqen në 2015-n

Gazeta “Kosova Sot

40 NËNSHKRIMET E BLLOKUT KUNDËR KUSHTETUESES
Koalicioni paszgjedhor refuzon dialogun – Blloku i bën presion deputetes Flora Brovina

Tituj të tjerë:

Editoriali – Qorrsokaku kushtetues

Gazeta “Bota Sot

LOJA E FUNDIT E PDK-së! – Ultimatumi i Koalicionit: Brovina ta thërrasë seancën ose e bëjmë ne!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme