Thaçi: Institucionet e Kosovës do të ndërtohen shumë shpejt

“Askush nuk do të mund të cenojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, askush nuk mund t’a përmbys vullnetin e qytetarëve të vendit tonë", u shpreh Thaçi.

Thaçi: Institucionet e Kosovës do të ndërtohen shumë shpejt

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërtohen shumë shpejt”, paralajmëroi sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

“Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për të zgjedhur qeverinë e re dhe të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të misionit të ri”, theksoi kryeministri Thaçi.

Prandaj, vijoi kryeministri kosovar, unë pres prej të gjithëve, prej gjithë spektrit politik, që të respektojnë pa dallim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sa i përket zgjedhjeve të lira dhe ndërtimit të institucioneve të ardhshme.

“Askush nuk do të mund të cenojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, askush nuk mund t’a përmbys vullnetin e qytetarëve të vendit tonë të shprehur në zgjedhje në 8 qershor. Prandaj, unë kam besim të plotë se ne do të gjejmë forcë dhe vullnet të mirë, që të ndërtojmë në ditët e ardhshme institucionet stabile dhe efikase, që do ta qojnë Kosovën përpara”, tha Thaçi.

Kreu i qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi foli në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Shkollës së mesme të Lartë, në Shtime.

“Kam besim të plotë se ne duke investuar në edukim, po investojmë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, po investojmë në rininë evropiane të Kosovës, po investojmë në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve tonë, por edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, u shpreh Thaçi.

Ndërkohë, pasdite u zhvillua takimi i koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. “Jemi në vazhdën e përcaktimit të detyrave”, u tha pas takimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme