13 serbo-boshnjakë të arrestuar për krime lufte

Bëhet fjalë për një çështje që i është paraqitur drejtësisë boshnjake nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).

13 serbo-boshnjakë të arrestuar për krime lufte

Trembëdhjetë serbo-boshnjakë, përfshirë dhe ish-zyrtarë të lartë të policisë, u arrestuan sot për krime kundër njerëzimit të kryera në fillim të luftës ndërkomunitare të Bosnjes (1992-95).

”Të dyshuarit u arrestuan në rrethinat e Doboj dhe Teslic, dy qytete në veri të Bosnjës ku janë kryer krimet, për të cilat dyshohen” , theksoi në një komunikatë prokuroria boshnjake.

Bëhet fjalë për një çështje që i është paraqitur drejtësisë boshnjake nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).

Të dyshuarit janë akuzuar për vrasjen e 40 personave, myslimanëve dhe kroatëve dhe për burgosjen e disa të tjerëve, sipas të njëjtit burim.

”Mes të dyshuarve, bëjnë pjesë disa zyrtarë të lartë të policisë, të forcave serbo-boshnjake”, thekson burimi.

Lufta e Bosnjës, që ka përballur tre komunitetet kryesore të këtij vendi, mysliman, serb dhe kroat ka shkaktuar rreth 100 000 të vdekur dhe më shumë se dy milionë refugjatë dhe të zhvendosur, rreth gjysmën e popullsisë boshnjake në atë kohë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme