Shtypi i Kosovës 28.08.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 28.08.2014

Gazeta “Epoka e Re

DEMAÇI: MERKELI ËSHTË ENGJËLLUSHJA E EVROPËS

Merkeli bëri një hap të madh për shqiptarët – Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e ka vlerësuar pozitive për shqiptarët Konferencën për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Aktgjykimi i Kushtetueses, nonsens – Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj

Bëhen bllok, nuk e votojnë kandidatin e PDK-së

Gazeta “Zëri

LVV REFUZON PLANET E BLLOKUT

“Vetëvendosje” ka refuzuar kërkesën e Bllokut LAN për të biseduar për seancën e ardhshme të Kuvendit, duke ju bërë me dije se nuk bënë asnjë hap më tutje pa marrë përgjigje definitive për marrëveshjen paraprake, e cila ende nuk është nënshkruar mes tyre.

Dialogu, pastaj ekonomia – Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të bashkohen sot, në Berlin, në një tryezë të përbashkët të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, për të konfirmuar perspektivën e përbashkët evropiane.

PDK-ja i pret votat nga Blloku

Gazeta “Tribuna

MUSTAFËS I SHTOHEN FATURAT E HUMBJEVE

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i ka dhënë të drejtë ekskluzive PDK-së për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka bërë që LDK-ja të kthehet në defensivë gjatë luftës për krijim të Qeverisë së re dhe funksionalizim të Kuvendit të Kosovës.

PDK pret plasaritjen e LDK-së – Blerja e kohës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pritet të jetë një nga tentativat politike të Partisë Demokratike të Kosovës në përpjekje të thyerjes së koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma.

Blloku dhe VV-ja përfundojnë negociatat! – Pas pesë javësh janë rikthyer takimet mes Bllokut paszgjedhor dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

EULEX nuk e ndal bashkëpunimin me veriorët

Serbia kërkon 10 miliardë euro dëmshpërblim nga Kosova

Gazeta “Koha Ditore

HARADINAJ: NGËRÇI POLITIK ZGJIDHET NË SEANCËN E ARDHSHME

Koalicionin paszgjedhor LDK-AAK-Nisma ka finalizuar skenarin se si të veprojë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në rast se kandidati i PDK-së nuk do të mund të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.

BE-ja thërret kompanitë e vendeve anëtare që të respektojnë ligjet e Kosovës

Fadil Ismajli ftohet në Berlin, Thaçi nuk e merr me vete

Nxënësit u “detyruan” të paguajnë për klasën e 13-të

Kinemasë Lumbardhi nuk do t’i ndërrohet destinimi

Gazeta “Lajm

GRABOVCI: HUMBËSIT PO INSISTOJNË TË BËHEN FITUES

Në një intervistë për gazetën, nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka deklaruar se koalicioni pas-zgjedhor është ndërtuar në baza emocionale, pa program dhe pa ndonjë qëllim afatgjatë për vendin.

Takimi për një Ballkan të ri

Deklarata për konsum politik – Paralajmërimi se në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që pritet të rinisë në shtator, do të flitet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, për analistët shihen më tepër deklarata për konsum politik sesa për hapa konkretë.

Gazeta “Bota Sot

KOALICIONI, AS NUK DO TË KETË QEVERI THAÇI, AS NEGOCIATA!

PDK-ja, kërkon hapje bisedimesh për ndarje të pushtetit

Editorial – Koalicioni ti rishikojë marrëveshjet!

LDK-ja nuk është pishman, PDK-së i ka rënë ‘vijë të kuqe’ për bashkëqeverisje

Gazeta “Kosova Sot

PADITË MRIZOJNË NË GJYKATA

Parashkrimi i lëndëve cënon rëndë drejtësinë në Kosovë

Kërkohet auditim i “cash”-it në BQK.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme