Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtypi i Kosovës 26.08.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 26.08.2014

Gazeta “Tribuna
TË NDAHET BLLOKU, OSE TË SHKOHET NË ZGJEDHJE
Vendimi jo i plotë i Gjykatës Kushtetuese ka bërë që analistët politikë të flasin me rezerva sa i përket asaj se si shteti duhet të dalë nga paraliza e cila e ka kapur vendin. Sidoqoftë, bazuar në aspektin politik dhe gjykuar në bazë të vendimit për rrëzimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të Kuvendit, ata konsiderojnë se subjektet politike i kanë në dorë dy mundësi ose shkuarja në zgjedhje të reja.

Tituj të tjerë:

Kush do ta thërrasë seancën? – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e konsideron jokushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, ka hapur shumë dilema se kush do ta thërrasë seancën e ardhshme të Kuvendit.

Fillojnë me pakicat – Votat e partive të komuniteteve pakicë kanë qenë caku i parë që kanë synuar të sigurojnë dy taborët politikë të shumicës shqiptare, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës në njërën anë dhe blloku LDK, AAK dhe Nisma, në anën tjetër. Takimet me komunitetet pakicë, këtë radhë me ato joserbe pasuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin qe shpallur e pavlefshme zgjedhja e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ballkani po ecën drejt BE-së

Gazeta “Koha Ditore
NGËRÇI POLITIK NUK LEJON ZGJEDHJE TË REJA
Në rrugë qorre është futur ngërçi institucional. Vonesa e zgjedhjes së kryeparlamentarit, sado që të zgjasë, nuk përbën rrethanë kushtetuese për të shpallur zgjedhjet e reja nacionale, ndërsa pa u përmbyllur procesi i konstituimit të Kuvendit nuk do të mund të procedohet me seancë të re plenare për votimin e Qeverisë.
Tituj të tjerë:
Thaçi vihet në lëvizje, fiton përkrahjen e GP “6+”
Identifikohen shkelje të reja në konkursin për asistentë në FM

Gazeta “Zëri
ZGJEDHJET “DJEGIN” 10 MILIONË €
Rreth 5 milionë euro do t’i kushtojë Kosovës organizimi i zgjedhjeve të reja. Po kaq, zyrtarisht, janë shpenzuar për zgjedhjet e 8 qershorit.
Në rast se nuk ka zhbllokim të situatës politike në ditët vijuese, kjo shumë pritet të shpenzohet nëse shkohet sërish në zgjedhjet nacionale pa llogaritur mjetet, të cilat nuk bëhen publike për mbështetjen e partive politike nga bizneset.

Tituj të tjerë:
Së shpejti seanca e Kuvendit
Do t’i kemi votat e shumicës së deputetëve – Deklaron kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Gazeta “Lajm
PROFILI I DEPUTETIT
Në debatet e shumta lidhur me atë se kujt i takon posti i kryeparlamentarit, ka dominuar qëndrimi se deputeti që nga dita e certifikimit është i lirë që vetë të bëjë përzgjedhjen se cilit grup parlamentar dëshiron t’i bashkëngjitet dhe më nuk përfaqëson detyrimisht subjektin politik, por qytetarët e Kosovës. Kurse pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me postin e kryeparlamentarit, deputeti nuk po të profilizohet më si i tillë. Tashmë ka filluar të flitet se si të pengohet deputeti që të mos shitet tek një subjekt tjetër politik. Deri dje, deputeti kishte liri absolute që të vendosë vet për vendimet e tij, kurse tashmë po trajtohet si një mall që mund të blihet e shitet

Tituj të tjerë:
Edhe një hap i njohjes reciproke – Paralajmërimi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i pikave të përhershme dhe të përbashkëta kufitare me Serbinë, për njohësit e integrimeve evropiane është një hap më tej në ndërtimin e një komunikimi më të mirë institucional.
Politikanët, kategoria më e pasur

Gazeta “Epoka e Re
NUK LËSHOJMË PE. SHUMICA JEMI NE
Vullneti i popullit nuk mund të përkufizohet me 30% të votave, por me shumicën – Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ngërçi politik i krijuar duhet të zgjidhet në Kuvend, me votë të deputetëve.

Tituj të tjerë:
Kosova, pjesë e përpjekjeve të rajonit për integrim në BE
6+ përkrah PDK-në – Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh deputet i grupit parlamentar 6+, Mahir Jagxhillar, ka thënë se kjo parti dhe ky grup parlamentar janë të gatshëm ta mbështetin në parim PDK-në për t’i formuar institucionet e reja.
Rektori i ri, më 8 shtator – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Gazeta “Kosova Sot
JAHJAGA NUK PËRZIHET
Nuk ka asnjë nismë për takime me liderët kosovarë – Zgjidhja e krizës politike dhe roli i Presidentes

Tituj të tjerë:
“Treten” milionat e BERZH-it – Bizneset ankohen se nuk u përmbushën pritjet
Grupi 6+, partner i PDK-së

Gazeta “Bota Sot
DËSHTIMI I KRIJIMIT TË INSTITUCIONEVE ALARMON NDËRKOMBËTARËT! – Spahiu: Neve nuk po na mbajnë këmbët e brishta


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme