Nishani merr pjesё nё ceremoninё e hapjes sё Forumit Alpbach 201

Në kёtё sesion me temё ‘Politika nё udhëkryq” ishin tё pranishëm personalitete tё larta politike austriake.

Nishani merr pjesё nё ceremoninё e hapjes sё Forumit Alpbach 201

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në seancën e hapjes së bisedimeve politike të Forumit Evropian Alpbach 2014, i cili zhvillon punimet në Qendrën e Konferencave Alpbach, Austri.

Në kёtё sesion me temё ‘Politika nё udhëkryq” ishin tё pranishëm personalitete tё larta politike austriake, nga Bashkimi Evropian, nga vende anёtare tё Bashkimit Evropian dhe nga Evropa Juglindore, pёrfaqёsues tё medias dhe tё rinj tё ardhur nga vende tё ndryshme tё Evropës.

Tё pranishmit i pёrshëndeti Pёrfaqёsuesja e Lartё e Bashkimit Evropian pёr Politikёn e Jashtme dhe Sigurinё, Baronesha Catherine Ashton, Presidenti Federal i Austrisё Heinz Fischer dhe Presidenti i Forumit Alpbach, Dr. Franz Fischler.

Presidenti Nishani do tё mbajё fjalёn e tij sot nё panelin “Nga Pajtimi nё integrim: Kontributi i rinisё pёr njё tё ardhme tё pёrbashkёt”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme