Shtypi i Kosovës 24.08.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 24.08.2014

Gazeta “Zëri”

TRE HERË NË ZGJEDHJE PËR NJË VIT?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm seancën konstitutive të 17 korrikut, e ka futur edhe më shumë vendin në shinat e zgjedhjeve të parakohshme.Të tretat brenda një viti, të cilat për vendin do të kishin edhe një dëm të ndjeshëm ekonomik përveç atij politik. Më 3 nëntor 2013 u mbajtën zgjedhjet lokale, ndërsa më 8 qershor 2014 zgjedhjet parlamentare. Nëse subjektet politike nuk arrijnë ta zgjidhin ngërçin politik pas vendimit të fundit të Kushtetueses, atëherë vendi muajt e ardhshëm do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Tituj të tjerë:

Xhihadistët s’i kap ligji! – Ligjin që ndalon përfshirjen e qytetarëve në konfliktet e armatosura jashtë vendit, në mars të këtij viti Parlamenti i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë, mirëpo pas shpërndarjes së Parlamentit muaj më parë Ligji nuk ka mundur ta kalojë edhe leximin e dytë.
Bashkësitë lokale, pa vula

Gazeta “Kosova Sot”

BLLOKIMI ÇON VENDIN NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
Analistët: Ose bashkëqeverisje me PDK-në, ose zgjedhje të reja – Analistët shprehen se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të reflektojë te liderët politikë që të shmangin zgjatjen e krizës institucionale në vend. Për këtë, ata sugjerojnë që të punohet për shtet, e jo për pushtet

Tituj të tjerë:

Gjyqtari në Pejë këshillon femrat të mos kërkojnë trashëgiminë

Gazeta “Tribuna”

RRYMAT RADIKALE NUK PRISHIN MIQËSINË KOSOVË –AMERIKË
Përkundër zhvillimeve të fundit në vend pas arrestimit të 43 të dyshuarave për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftën në Siri, njohësit e çështjeve të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se nuk pritet që Kosova të humbasë mbështetjen dhe përkrahjen amerikane, për faktin që kauza e tyre nuk ka gjetur mbështetje nga qytetarët e Kosovës.

Tituj të tjerë:

Tre opsionet e PDK-së për zgjidhjen e ngërçit politik – Partia e Hashim Thaçit është duke i menduar tre opsione për dalje nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi, vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.
Kodi sfidon marrëveshjen për uljen e çmimeve për Roaming – Qytetarët e Kosovës ende mund të shpresojnë se mund t’ju bashkohen qytetarëve tjerë të Ballkanit për të komunikuar me çmime më të lira të roamingut. Brenda një muaji pritet që të sqarohet nëse Kosova do të jetë pjesë e marrëveshjes së shteteve të Ballkanit Perëndimorë për uljen e çmimeve për roaming.

Gazeta “Koha Ditore”

TRE RREZIQET PËR KOSOVËN
Terrorizmi, situata e ndjeshme në veri, si dhe revoltat sociale janë tri rreziqet e mundshme që i kanosen Kosovës në aspektin e sigurisë. Këto rreziqe i kanë identifikuar drejtues të institucioneve të rendit, ndërsa i konfirmojnë edhe raportet e organizatave joqeveritare që merren me çështjet e sigurisë.

Tituj të tjerë:

Qehaja: Kosova me siguri të brishtë
Peja, jeta në ankthin e vrasjeve /m.m/


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme