Shtypi i Kosovës 23.08.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 23.08.2014

Gazeta “Epoka e Re”

KUSHTETUESJA I JEP TË DREJTË PDK-së, RRËZON MUSTAFËN
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës mbajtur më 17 korrik
Paraqitja e Ramës duhet t’i krenojë shqiptarët- Në Kosovë dhe Shqipëri komentohet qëndrimi i Gjermanisë, që kryeministri Edi Rama ta përfaqësojë Ballkanin Perëndimor krah kancelares Angela Merkel në Konferencën e vendeve të rajonit më 28 gusht në Berlin. Seanca e KS për
Kosovën, më 29 gusht – Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të shqyrtohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon për situatën në Kosovë, do të mbahet më 29 gusht.
Jemi të zhgënjyer me Shpendin – Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka shprehur pakënaqësi me qeverisjen e deritanishme të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet.

Gazeta “Zëri”

“RRËZOHET” MUSTAFA, VENDI DREJT ZGJEDHJEVE
Kutitë e ankesave hapen pas katër vjetësh
Jahjaga kërkon reforma në drejtësi
Deputetët e LDK-së as nuk shiten e as nuk blihen
Kthehen 16 mbetje mortore nga Rashka

Gazeta “Tribuna”

KUSHTETUESJA RRËZON MUSTAFËN, PDK GRUPI MË I MADH PARLAMENTAR
Pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e konsideron si jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit në seancën e 17 korrikut.
Vendi drejt zgjedhjeve të reja?
Ukë Rugova lirohet nga arresti shtëpiak

Gazeta “Koha Ditore”

KUSHTETUESJA KTHEN GJITHÇKA NË PIKËN ZERO

Tituj të tjerë:

Cliff: Lista Serbe në qeveri, por jo si faktor vendimtar
Jahjaga dekreton 17 prokurorë për ta luftuar korrupsionin
Serbia ngutet t’i dorëzojë mbetjet mortore të 16 shqiptarëve të zhvarrosur në Rudnicë

Gazeta “Bota Sot”

GJYKATA KUSHTETUESE RINGJALL SHANSAT PËR PDK-NË, KOALICIONI THOTË SE DO TË FORMOJË INSTITUCIONET
A është hapur loja për shitjen e deputetëve!? – Tronditen kampet kundërshtare
Editorial – Opsionet për krijimin e institucioneve!
Donika Gërvalla: Ky cirk duhet të marrë fund menjëherë

Gazeta “Kosova Sot”

MUSTAFA JOKUSHTETUES, PËRSËRITET SEANCA
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë partisë së parë – Grupi më i madh parlamentar, i PDK-së
Editoriali – Gjykata foli, tash pritet reflektimi i politikanëve
Deklarimi i pasurisë nga deputetët – Hetohen pasanikët e dyshimtë – Prokuroria e Prizrenit ka ngritur akuza ndaj pesë deputetëve

Gazeta “Lajm”

PDK, GRUPI MË I MADH PARLAMENTAR
Partitë duhet të reflektojnë
Të lumtë “ekspertja” Vjosa!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme