Shtypi i Kosovës 16.08.2014

Më poshtë vijojnë disa nga lajmet kryesore të botuara në shtypin e sotëm të Kosovës.

Shtypi i Kosovës 16.08.2014

Gazeta “Koha Ditore”

MITROVICA E VERIUT E KA ZËNË PRISHTINËN TË PAPËRGATITUR
Përfaqësues të Komunës së Mitrovicës Veriore janë ankuar se Prishtina nuk ka qenë e përgatitur për rezultatet e zgjedhjeve në veri dhe për formimin e komunave të reja.Këshilltarët komunalë të Mitrovicës së Veriut nuk janë paguar qe katër muaj. Kryetarja e Kuvendit Komunal, Ksenija Bozhoviç, ka thënë se, nëse Prishtina nuk i financon organet komunale, atëherë ata do t’u drejtohet institucioneve të Serbisë. Zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se u ofrojnë përkrahje të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve

Tituj të tjerë:

Inspektorati gjen dhjetëra mësimdhënës të rrejshëm në Universitetin “Haxhi Zeka”
Fletarrestim ndërkombëtar për Lavdërim Muhaxherin
Demokracia që nuk po vjen
Ndrysho, por jo disa gjëra!

Gazeta “Zëri”

EKSTREMIZMI KËRCËNON SIGURINË KOMBËTARE
Presidentja Jahjaga për arrestimet e fundit thotë se janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës.

Tituj të tjerë:

Kosova në OKB, me plot skandale
Gërmuesit e harruar të varrezave masive – Me dhjetëra herë kanë shkuar në Serbi për gjetjen e trupave shqiptare të zhdukura, ndërsa nuk u është paguar as ushqimi e as rruga. Mëditjen e parë e kanë marrë në vitin 2010, që nga mbarimi i luftës. Para vetëm një jave ekipi kërkimor i të pagjeturve është pajisur me rroba pune dhe fotoaparat.

Gazeta “Epoka e Re”

ME VV-në QEVERIA DO TË JETË STABILE
Nëse koalicioni LDK-AAK-Nisma do t’i pranonte kushtet e Vetëvendosje!-s, Kosova do të kishte qeveri stabile – Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shkuarja apo jo e Kosovës në zgjedhje është në duart e koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Tituj të tjerë:

Ferati: Tendencat e Serbisë janë të dëmshme
FSK-ja, pjesë e ushtrimit fushor në Slloveni

Gazeta “Kosova Sot”

BIK-u NËN AKUZA
Pas arrestimeve të fundit për terrorizëm – Kërkohet reformim i Bashkësisë Islame

Tituj të tjerë:

Editoriali – Pritja e gjatë
Trashëgimia përplas gjykatat me noterët
Kthesa e mbrapshtë

Gazeta “Bota Sot”

DJALLI HYN NË 200 XHAMITË E BIK NË KOSOVË

Tituj të tjerë:

Krijimi i Gjykatës Speciale nga OKB-ja, fatalitet për Kosovën – Zvarritjet e PDK-së po vazhdojnë ta dëmtojnë të ardhmen e Kosovës
Editorial -Për çfarë nuk duhet të ‘sakrifikohemi’?
“Kërcënohet” Jahjaga

Gazeta “Tribuna”

SHTETI NË NGËRÇ, HASANI NË PUSHIME

Tituj të tjerë:

Jahjagës mund t’i hiqet fotografia
PDK synon ta thyejë bllokun

Gazeta “Lajm”

POLITIKANI GRINDAVEC


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme