Shtypi i Kosovës 15.08.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 15.08.2014

Gazeta “Tribuna

SIGURIA E BRISHTË
Radikalizmi dhe ekstremizmi fetar kanë filluar që një kohë të bëhen tema të ndjeshme.

Tituj të tjerë:

Tërnava mbështet arrestimet, dyshohet se është nën hetim – Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës
Beogradi dhe Prishtina për asociacionin e komunave serbe – Prishtina zyrtare thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet duke respektuar ligjet e Kosovës. Qeveria e Serbisë është duke e hartuar një statut për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Zgjedhjet si zgjidhje e fundit – Përveç Vetëvendosjes dhe AKR-së, të cilat janë të gatshme për zgjedhje, asnjë nga subjektet tjera nuk është duke menduar për to.

Gazeta “Koha Ditore

ARRESTOHET, 9 MUAJ PASI “JU KA KALLËZUA KREJT PËR SIRI”
Ka nëntë muaj qyshkur Liridon Kabashi (27), nga Polaci i Skenderajt, i ka rrëfyer Policisë së Kosovës për shkuarjen e tij në Siri dhe të gjitha përjetimet e atjeshme.

Tituj të tjerë:

Tërnava po hetohet për pranim fondesh e emërim imamësh të dyshimtë
Stojanoviç: Në Qeveri, për ruajtjen e lidhjeve me Beogradin – Kryetari i komunës së Graçanicës, zyrtar i lartë i Listës Srpska
Avokatët, të punësuar edhe në universitete publike

Gazeta “Zëri

KRIMI I ORGANIZUAR NË RAPORTIN E BAN KI-MOON
Përpos temës për dialogun me Serbinë dhe Gjykatën Speciale, raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, përmban edhe një kapitull për krimet, prostitucionin, drogën, frikësimin e dëshmitarëve etj.

Tituj të tjerë:

Thaçi siguron OKB-në: Gjykata Speciale, në janar
Efektet anësore të një pranvere – Shkruan: Enver Hasani
Nënkryetari i LISBA-së, 14 vjet në Siri
“Vetëvendosje” ofendon mediet

Gazeta “Kosova Sot

16-VJEÇARI DREJ SIRISË, U NDAL NË AEROPORT
Adoloshenti nga Vitia e kishte braktisur shkollën – Rekrutimi i të rinjve kosovarë nga grupet terroriste

Tituj të tjerë:

BI-ja të reformohet
Milionat e fshehur të 3 përqindëshit – Ngrihen sërish dyshime për fondin e qeverisë në ekzil
PDK-ja paralajmëron qeveri të gjerë

Gazeta “Bota Sot

MË 1 SHTATOR KUSHTETUESJA MBETET PA KUORUM
A po krijohet Qeveria në shtator?

Tituj të tjerë:

Thaçi: Arrestimet e të dyshuarve për terrorizëm të bazuara në fakte dhe dëshmi
Presidentja e Kosovës takohet ne drejtorin e Policisë Shpend Maxhunin, biseduan për arrestimet e fundit
VV: Kosova ka nevojë për bashkim kombëtar, jo për përçarje fetare

Gazeta “Lajm

POROSIA E XHA ISOS, FLINI REHAT?!

Tituj të tjerë:

Thaçi: Në Kosovë nuk ka vend për ekstremizëm
Jahjaga lavdëron Policinë

Gazeta “Epoka e Re

THAÇI: INSTITUCIONET NUK NDËRTOHEN ME LLAFE

Tituj të tjerë:

Edhe zgjedhjet janë opsion


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme