Kosovë - Të dyshuarit për terrorizëm dënohen me paraburgim

Gjykata në Prishtinë mori sot vendim për dhënien e masës së paraburgimit për 1 muaj për të gjithë të arrestuarit nën dyshimin për ekstremizëm e terrorizëm, njoftuan mediat duke iu referuar avokatëve.

Kosovë - Të dyshuarit për terrorizëm dënohen me paraburgim

Gjykata konstatoi se të gjithë të akuzuarit në të kaluarën e afërt kanë udhëtuar jashtë Kosovës duke shkuar edhe në Siri, për t’u kthyer përsëri, ndërsa ekziston rreziku i arratisjes së tyre nëse ndodhen në liri teksa zhvillohen hetime kundër tyre.

Gjykata vendosi t’i mbajë të burgosur të dyzetët edhe për faktin se ata mund të dënohen jo më pak se pesë vjet nëse vërtetohen veprat penale me të cilat ngarkohen. Si rrethanë rënduese gjatë vendosjes për caktimin e paraburgimit u konstatua edhe mundësia e të dyshuarve për ndikim në dëshmitarë dhe falsifikim provash.

Në Gjykatën e improvizuar në një sallë që ka qenë kinema, në 12 gusht u mbajt seanca e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë për paraburgimin e 40 të dyshuarve për ekstremizëm e terrorizëm, të arrestuar një ditë më parë në Kosovë. Në seancë, 5 nga të arrestuarit kanë pranuar se kanë qenë për vizitë në Siri, por kanë mohuar pjesëmarrjen në luftime apo në organizime terroriste, si edhe të tjerët.

Policia e Kosovës arrestoi sot edhe dy persona të dyshuar për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit. Njëri prej tyre, imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan, është gjetur nga Policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme