Ishujt Solomon, shteti i 108 që njeh pavarësinë e Kosovës

Shteti i Ishujve Solomon është anëtar i Commonwealth of Nations.

Ishujt Solomon, shteti i 108 që njeh pavarësinë e Kosovës

Pavarësia e Kosovës e shpallur në 17 shkurt 2008 u njoh nga shteti 108, ishujt Solomon.

“Ishujt Solomon sapo e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim”, bëri të ditur në orët e para të ditës së sotme ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook, ku edhe ka uruar qytetarët kosovarë.

“Falënderim të posaçëm ministrit të Jashtëm të Ishujve Solomon, Clay Forau për këtë vendim të rëndësishëm për njohjen e Kosovës”, shprehet ministri Hoxhaj.

Ishujt Solomon janë një shtet sovran në Oqeani, në lindje të Papua Guineas së Re, që përbëhen nga afërsisht 1000 ishuj. Ka një shtrirje tokësore prej 28.400 km². Kryeqyteti Honiara, ndodhet në ishullin Guadalcanal.

Shteti i Ishujve Solomon është anëtar i Commonwealth of Nations.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme