Shtypi i Kosovës 12.08.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 12.08.2014

Gazeta “Tribuna”

NË BURG “USHTARËT” E ISIS-it DHE AL-NUSRA-s
Mes të dielës dhe të hënës në tërë rajonin e Kosovës njësitë speciale të Policisë arrestuan 40 persona si të dyshuar për terrorizëm. Ata dyshohen se kanë lidhje me grupet terroriste por edhe se kanë rekrutuar të rinj për në Siri. Këtë aksion antiterror të policisë e kanë përshëndetur të gjithë, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe nga shtetet e Quintit të akredituar në Kosovë.

Tituj të tjerë:

“Moratoriumi” në qytetin e ndarë
Shefi i “mbyllur” në shtëpi – Kryeministri në largim Hashim Thaçi, që nga 26 prilli nuk e ka lëshuar asnjëherë vendin.
Dimri zgjedhor i LDK-së – Pavarësisht rrjedhës së procesit të krijimit të institucioneve të reja qendrore, Kuvendit dhe Qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur t’i hyjë procesit të brendshëm zgjedhor.
PTK, në gjykatën e tenderëve

Gazeta “Koha Ditore”

GODITET RRJETI I DYSHUAR TERRORIST

Tituj të tjerë:

Në dialog serbët kosovarë duan tema teknike, jo politike
I burgosuri “dëshmitar rasti” për vrasjen në Skenderaj
Partitë e vogla shpëtimin e shohin te bashkimi me të mëdhatë
Ministria e zgjodhi drejtorin e Bibliotekës me konkurs të jashtëligjshëm

Gazeta “Zëri”

SHOKU I LAVDRIMIT I SHPËTON ARRESTIMIT
Përveç 40 të arrestuarve nga Policia e Kosovës, të dyshuar për pjesëmarrje në luftë në Siri krah organizatës terroriste të ISIS-së dhe të “Al Nusra”-së, janë edhe 17 të tjerë, të cilët ndodhen në arrati. Prijësi i këtij grupi, mik i afërt i monstrës, Lavdrim Muahxheri, nuk është gjendur në shtëpi natën e aksionit policor

Tituj të tjerë:

Quint-i: Vazhdoni luftën kundër terrorizmit
Blloku, kundër zgjedhjeve
BE-ja: Sa më parë qeveria e re dhe vazhdimi i dialogut
Dimkiq mbron kontratën e jashtëligjshme
Editorial – Me hipokrizi kundër fundamentalizmit

Gazeta “Bota Sot”

IMAMË E QYTETARË TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM
Arrestohen 40 luftëtarë të dyshimtë të ISIS dhe Al – Nusras

Tituj të tjerë:

Presidentja Jahjaga përshëndet aksionin e policisë ndaj ekstremizmit
Thaçi: Nuk do të ndalemi me kaq
Editorial – Arrestimi i ekstremistëve fetar, dhe identiteti i tjetërsuar!
Vetëm me PDK-në në opozitë dhe me VV-në në Qeveri, do të ketë qeverisje stabile – Çfarë pakti duhet të bëjnë partitë në Kosovë?

Gazeta “Epoka e Re”

S’KA KUPTIM TË SHKOHET NË ZGJEDHJE
Nëse shkohet në zgjedhje rezultati nuk do të jetë më ndryshe se ai i 8 qershorit – Ndoshta do të ishte mirë të bëhej një koalicion i gjerë qeverisës
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Jagxhillar, ka vlerësuar se nuk ka kurrfarë kuptimi që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje.

Tituj të tjerë:

Të gjithë kundër grupeve ekstremiste
Zbatimi i marrëveshjeve pret qeverinë e re
Kosova e uron zgjedhjen e Erdoganit president

Gazeta “Kosova Sot”

AKSIONI POLICOR KUNDËR TË DYSHUARVE PËR LIDHJE ME ORGANIZATAT TERRORISTE – 40 NË PRANGA
Prokuroria po heton edhe imamë, nxitës dhe rekrutues

Tituj të tjerë:

Editoriali – Luftë ekstremizmit
Sistemi gjyqësor në duar të të dështuarve – Dallaveret e KGJK-së e dështuan konkursin
Blloku nuk i ka dy të tretat

Gazeta “Lajm”

POLICIA GODET TERRORIZMIN

Tituj të tjerë:

Përkrahet aksioni i policisë
Politikë me gjuhë josubstanciale


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme