Thaçi përgëzon Erdoanin për zgjedhjen Kryetar i Turqisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzoi homologun turk, Rexhep Tajip Erdoan, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Republikës së Turqisë.

Thaçi përgëzon Erdoanin për zgjedhjen Kryetar i Turqisë

“Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për ju si Kryetar i porsazgjedhur i Republikës së Turqisë dhe urimet e mia më të mira për suksesin tuaj tani kur po përgatiteni për të marrë përgjegjësitë dhe për t’i dalë ballë sfidave në krye të vendit. Republika e Kosovës gjithmonë do ta kujtojë dhe çmojë rolin kyç që ju personalisht, qeveria dhe populli turk keni luajtur për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, si dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe për marrëdhëniet e ngushta mes vendeve tona”, thekson Kryeministri Thaçi.

Shefi i Prishtinës zyrtare shprehet se “zgjedhja juaj në postin më të lartë të Republikës së Turqisë do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Ju shpreh dhe një herë urimet e mia të përzemërta. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. E mirëpres thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe popujve tanë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme