Georgi Bliznashki kryeministër i përkohshëm bullgar

Bliznashki, ish-profesor i drejtësisë dhe ish-hartuesi i ligjeve të socialistëve, është emëruar për të formuar qeverinë e përkohshme në këtë vend ballkanik.

Georgi Bliznashki kryeministër i përkohshëm bullgar

Kryeministri i ri i qeverisë së përkohshme të Bullgarisë, Georgi Bliznashki premtoi sot se gjatë kohës që qeveria e tij e përkohshme do të jetë në detyrë do të punoj në drejtim që të fitoj sërish besimin e popullit në politikën e vendit.

Bliznashki, ish-profesor i drejtësisë dhe ish-hartuesi i ligjeve të socialistëve, është emëruar për të formuar qeverinë e përkohshme në këtë vend ballkanik që përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 5 tetor, pas dorëheqjes së qeverisë së koalicionit në korrik.

Bullgari gjatë këtyre dy viteve të fundit ka qenë e kapluar nga një valë e destabilitetit politik ku vitin e kaluar nëpër rrugë u derdhën me dhjetëra mijëra manifestues për të protestuar kundër qeverisë së korruptuar dhe lidhjet e qeveritarëve me bizneset e mëdha.

Bliznashki ka qenë njëri prej lektorëve të cilët përgatitën pushtimin e Universitetit të Sofjas nga ana e studentëve si pjesë e protestave anti-korrupsion të organizuara kundër qeverisë së asaj kohe.

“Ne duhet të rifitojmë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve politike”, deklaroi Bliznashki përpara gazetarëve. “Qeveria e përkohshme do të bëjë atë që është e mundur që zgjedhjet të mbahen me pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile”, u shpreh ndër të tjera Bliznashki.

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev shpërbeu parlamentin dhe emëroi kabinetin e tij, i cili ka trashëguar probleme të shumta nga paraardhësi i tij, që të merret me çështjen, përfshirë edhe krizën bankare më të madhe prej viteve të 90-ta.

Në një prononcim për media Plevneliev tha se qeveria e tij do të shtyjë bankat bullgare nën mbikëqyrjen evropiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme