Shtypi i Kosovës 05.08.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 05.08.2014

Gazeta “Tribuna

NGËRÇI POLITIK ZGJAT RRUGËN INTEGRUESE
Ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, po e thyen rekordin e vitit 2001, kur vendi pati mbetur pa Qeveri, për mbi tre muaj. Që prej 7 majit të sivjetmë ditën kur edhe është shpërbërë Kuvendi i Kosovës, ky organ ka zhvilluar vetëm një seancë. Edhe vendimet e dala prej saj kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Për rrjedhojë, Kuvendi është autorizuar që të përmbahet nga marrja e çfarëdo vendimi, të paktën deri më 17 shtator.

Tituj të tjerë:

Serbët, vendimtarë në formimin e Qeverisë – Zyrtarë të lartë politik serbë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, kanë nisur të shpërfaqin haptas bindjen se deputetët serbë, e veçmas ata të Listës Srpska, do jenë faktorë vendimtarë në krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Gazeta “Zëri

BEOGRADI HARTON STATUTIN PËR KOMUNAT SERBE
“Serbia nuk do të heqë dorë nga përkrahja financiare për serbët në Kosovë. Arsimi e shëndetësia mbesin nën Serbi. Këto do të rregullohen edhe me statutin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë për “Zërin” Marko Gjuriç, shef i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Tituj të tjerë:

Jevtiç: Serbët, faktor vendimtar për formimin e qeverisë
Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive
“Betejat” për çështjet e kontestuara
1 milion për “DokuFest”-in
Gani Geci dyshohet se vrau Ruzhdi Shaqirin

Gazeta “Koha Ditore

SERBIA DO MARRËVESHJE POLITIKE PËR ASOCIACIONIN
Beogradi zyrtar insiston në një marrëveshje politike me Qeverinë e ardhshme të Kosovës për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ku arsimi dhe shëndetësia do të mbeteshin në sistemin e Serbisë. Por zyrtarë nga Prishtina kanë thënë se Asociacioni mund të themelohet vetëm duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Tituj të tjerë:

Kryediplomati i ardhshëm, të jetë person me integritet
OShP-ja anulon tenderin gjysmëmilionësh në RTK
Dhoma e Posaçme i jep kohë shtesë riorganizimit të “Trepçës”

Gazeta “Lajm

HIPOKRIZIA E BLLOKUT OPOZITAR
Blloku opozitar përmes një komunikate të shkurtër, të dielën shfaqi shqetësimin lidhur me vendimet e qeverisë në largim, por nuk specifikoi se për cilat vendime bëhet fjalë.

Tituj të tjerë:

Lista Serbe me kushte anti-kushtetuese – Njohësit e proceseve politike shprehen se kërkesat e Listës Serbe janë të papranueshme për cilëndo parti e cila do të formojë qeverinë, pasi që sipas tyre, janë antikushtetuese dhe diskriminuese.
Kriza po shtyn liberalizimin e vizave – Ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit ka një kosto shumë të lartë për procesin e liberalizimit të vizave dhe reformave tërësore që Kosova duhet t’i ndërmarrë, kanë thënë njohësit e proceseve integruese.

Gazeta “Epoka e Re

DUHET TË INSTALOHET QEVERIA HARADINAJ
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se në Kosovë duhet të instalohet sa më shpejt qeveria e re e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Tituj të tjerë:

Qeveria e gjerë, vulosje për dëme të reja
FSK-ja dhuron gjak

Gazeta “Kosova Sot

DIPLOMA TË PAVLERA

Tituj të tjerë:

PTK-ja në krizë, kërkon ndihmë nga jashtë
Prokurorët e “VIP”-ve, mbeten në Kosovë

Gazeta “Bota Sot

PDK-ja, JAHJAGA E GJYKATA KUSHTETUESE, FAJTORË PËR BLLOKIMIN INSTITUCIONAL
A është krijuar bllokim institucional në Kosovë?


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme