Bullgari - Krijohet qeveria e përkohshme deri në zgjedhjet e reja

Presidenti bullgar, Rossen Plevneliev, njoftoi sot krijimin e një qeverie të përkohshme ekspertësh të drejtuar nga juristi Georgi Bliznashki, që do të ngarkohet me menaxhimin e çështjeve në vijim dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 tetor.

Bullgari - Krijohet qeveria e përkohshme deri në zgjedhjet e reja

Profesor i së drejtës kushtetuese, Bliznashki, 57 vjeç, është një disident i Partisë Socialiste. Ai mbështeti manifestimet e verës 2013 kundrejt qeverisë dalëse të teknokratit Plamen Oresharski, që mbështetej nga socialistët, e lidhur me oligarkinë sipas manifestuesve.

Nesër Plevneliev do të shpërbëjë zyrtarisht parlamentin, do emërojë një qeveri të përkohshme dhe do të publikojë një dekret mbi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 tetor.

“Kjo qeveri do të emërojë për një mandat të dytë komisionaren evropiane, Kristalina Georgieva, që aktualisht është komisionare për Ndihmën Humanitare dhe është paraqitur për të zënë vendin e Kethrin Eshtënit në krye të diplomacisë evropiane”, theksoi presidenti.

Që prej vitit 2013, Bullgaria është prekur nga një paqëndrueshmëri politike e vazhdueshme. Vala e parë e manifestimeve kundër varfërisë dhe korrupsionit detyroi qeverinë e konservatorit Boiko Borisov të dorëhiqet në shkrut 2013.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme