Shtypi i Kosovës 01.08.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 01.08.2014

Gazeta “Koha Ditore

PDK-ja DHE KOALICIONI PASZGJEDHOR PËRBALLEN MË 21 GUSHT NË KUSHTETUESE
Koalicionit LDK-AAK-Nisma i është dhënë e drejta në kërkesën për të pasur seancë dëgjimore, para se të vendoset nëse ka qenë kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar. Palëve do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet nëpërmjet prezantimeve verbale. Do të kufizohen në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rastin. Pas seancës, në dhjetëditëshin e fundit të gushtit, Kushtetuesja do ta nxjerrë verdiktin përkitazi me kryetarin e Kuvendit

Tituj të tjerë:

Opozita, e bindur që do ta zgjidhë ngërçin duke e formuar Qeverinë
Edi Rama mbron reformën, thotë se Himara është shqiptare
Peticioni për gratë e dhunuara do t’i dorëzohet OKB-së në shtator

Gazeta “Tribuna

GJYKATA SPECIALE, PENG I NGËRÇIT INSTITUCIONAL
Moskonstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do ta zvarrisë procesin e formimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me vërtetësinë e krimeve të pretenduara të luftës të cilat kanë zënë vend në raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson.
Sipas ish-ligjvënësve, çështja e gjykatës varet krejtësisht nga konstituimi i Kuvendit dhe qeverisë, gjë për të cilën thonë se do të zgjasë me muaj të tërë duke marrë parasysh ritmin e ngadaltë të zhvillimeve politike.

Tituj të tjerë:

Drejtësia e dështuar në raport me Kushtetuesen!
Minoriteti serb duhet të mësojë ta paguaj rrymën
Heqin dorë nga paga e deputetit – Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Edita Tahiri, Memli Krasniqi, Agim Çeku e Besim Beqaj janë disa nga emrat të cilët janë çertifikuar si deputetë në Parlamentin e Kosovës dhe të cilët vazhdojnë t’i ushtrojnë pozitat në qeveri. Këtë e bëjnë pavarësisht faktit se me nenin 82 të Kushtetutës së Kosovës, deputetëve u ndalohet të ushtrojnë ndonjë funksion tjetër në Ekzekutiv.

Gazeta “Zëri

KOSOVA DREJT KOLAPSIT FINANCIAR
Dogana ka mbledhur 460 milionë euro nga 930 sa duhet t’i mbledhë deri në fund të vitit, kurse ATK-ja ka mbledhë 182 milionë euro nga 367 sa është e paraparë me buxhet. Sipas ekspertëve ekonomikë, me këtë trend të të hyrave deri në fund të vitit Kosova do të përballet së paku me 300 milionë euro deficit buxhetor

Tituj të tjerë:

LVV: Do ta çojmë në Kushtetuese!
Asnjë ditë punë, pagën të plotë – Deputetët e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës do ta marrin pagën bazë prej 1290 euro pavarësisht se ata nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit
Vendorët nuk gjykuan asnjë rast për krime lufte

Gazeta “Epoka e Re

S’KEMI NEVOJË PËR ZGJEDHJE
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, mendon se vendi s’ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja.

Tituj të tjerë:

Haziri kërkon ndihmën e Qeverisë – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar ndihmën e Qeverisë për të përballuar përmbytjet e shiut që kanë ndodhur të enjtjen në rajonin e Gjilanit.

Gazeta “Lajm

ÇFARË VLERE KA INSTITUCIONI?
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të Kuvendit, është krijuar një vakum institucional, apo pa e bërë shumë të madhe këtë çështje, Jakup Krasniqi është kthyer prapë në pozitën që i takon derisa të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, ani pse ai edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën Isa Mustafës. Ky vakum si duket nuk po e shqetëson askënd, sepse e gjithë lufta politike në Kosovë po zhvillohet për poste e jo për funksionim të institucioneve shtetërore

Tituj të tjerë:

Vendime gjyqësore që tensionojnë situatën

Gazeta “Kosova Sot

SHTETI T’I SHPALLË LUFTË EKTREMIZMIT
Kuvendi ta miratojë Ligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra – Alarmi për pasojat e individëve dhe grupeve radikale

Tituj të tjerë:

Editoriali – Drejtësi për viktimat e dhunimit
KGJK-ja fajtore për parashkrimin e lëndëve – Flet kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani

Gazeta “Bota Sot

GJYKATA KUSHTETUESE IA JEP TË DREJTËN KOALICIONIT PËR KRYEKUVENDARIN

Tituj të tjerë:

Gjykata Kushtetuese, apo Gjykata për kundërvajtje!?
Editorial – Koalicioni ta ketë gati opsionin për zgjedhje!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme