Bushati: Strategjia e Sigurisë Kombëtare bazohet në modernizim d

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, prezantoi sot gjatë seancës plenare në Kuvend Projektligjin “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Bushati: Strategjia e Sigurisë Kombëtare bazohet në modernizim d

“Dokumenti që pret miratimin sot i drejtohet jo vetëm institucioneve, por të gjithë shoqërisë shqiptare për të siguruar mobilizim gjithpërfshirës për të garantuar sigurinë kmbëtare”, tha Bushati.

Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, “strategjia e re e sigurisë kombëtare vazhdon me praktikën më të mirë të strategjisë ndërkombëtare dhe të aleatëve. Ajo mbështetet në konceptimin strategjik të NATO-s dhe të organizmave ndërkombëtarë si OSBE, ku Shqipëria aderon”.

“Strategjia ka në themel bashkëpunimin. Ajo mbështetet në një qasje të bashkëpunimit me partnerët strategjikë e orientohet nga perceptimi i prioriteteve themelore. Me anë të kësaj strategjie parashtrohen prioritetet kritike të përcaktuara qartë”, tha Bushati.

Sipas Ministrit Bushati, “strategjia bazohet në reforma në të gjithë komponentet e sigurisë. Forcon bazat e një sistemi funksional të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke kërkuar një siguri të organizuar”.

Strategjia, vijoi Bushati “bazohet në dy shtylla, modernizimi dhe transparenca, duke u mundësuar llogaridhënia për sigurinë e vendit dhe shpenzimin e të ardhurave të taksapaguesve shqiptarë”. “Në 10- vjeçarin e fundit vëmë re një trend në rritje të kërcënimeve konvencionale. Vendi sot përballet me një mjedis strategjik të ndryshëm me atë të 10 viteve më parë”, theksoi ministri Bushati.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme