Shtypi i Kosovës 30.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 30.07.2014

Gazeta “Lajm

WILLIAMSON NUK PËRJASHTON ASGJË

Prokurori special i EULEX-it, Clint Williamson paraqiti dje në Bruksel raportin për krime në Kosovë. Ai tha se ende nuk ekzistojnë dëshmi për trafikim organesh, por hetimet do të vazhdojnë. Por, Williamson ka deklaruar se ka prova për krime të tjera. Megjithatë, deklarimi i Williamsonit se hetimet për trafikim organesh do të vazhdojnë, ishte një deklarim pak i papritur, sepse është menduar se të paktën këtë akuzë kaq të rëndë, hetimet në fjalë do ta demantonin plotësisht. Por në bazë të asaj që ka deklaruar Williamson, këtë akuzë Kosova do ta bartë në qafë si një gur sizifi edhe për një kohë

Tituj të tjerë:

Gjetjet e Williamsonit, barrë e rëndë për Kosovën

Williamson lë të hapur procesin e hetimeve

Pa konstituim të Kuvendit, s’ka mandatar

Gazeta “Zëri

WILLIAMSON “DRIDH” KOSOVËN

Raporti i prokurorit të “organeve”, Clint Williamson, se në Kosovë disa ish-guerilë të UÇK-së kanë bërë krime të luftës, ka “dridhur” vendin, pasi është paralajmëruar aktakuzë ndaj disa eprorëve të lart të UÇK-së

Tituj të tjerë:

Shfajësohet UÇK-ja, kryqëzohen eprorët

Editorial – Beteja e fundit e UÇK-së

Në veri të Kosovës “Zeleznice Srbije” (Hekurudhat e Serbisë)

Kosova në kolaps energjetik

Gazeta “Tribuna

WILLIAMSON FLET PËR PRETENDIME TË HIDHURA

Pas tre vjet hetimesh prokurori amerikan Clint Williamson, nuk ka gjetur prova që do të mund të rezultonin me një aktakuzë për trafikim organesh nga pjesëtarë të UÇK-së.

Tituj të tjerë:

Kosova rikthehet për të keq në mediet ndërkombëtare

Koalicioni i kërkon Kushtetueses rrëzimin e lëndës së PDK-së

Nevoja për komision të përhershëm kushtetues

Gazeta “Koha Ditore

WILLIAMSON: HETIMET VAZHDOJNË

Tituj të tjerë:

Raporti i Williamsonit, barrë e rëndë për Kosovën

Deputetët e Bllokut opozitar kërkojnë paanshmëri nga Kushtetuesja

OSHP-ja e anulon tenderin për furnizim me buldozerë

Qeveria me përbërje antikushtetuese – Më 17 korrik janë inauguruar si deputetë kryeministri Hashim Thaçi, zëvendësit e tij Hajredin Kuçi, Slobodan Petroviç dhe Edita Tahiri, si dhe ministrat Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Agim Çeku, Besim Beqaj e Mahir Yagcilar. Njohës të Kushtetutës kanë thënë se, duke mbajtur pozita në Ekzekutiv e Legjislativ, këta zyrtarë po “konsumojnë shkelje të një ndalese kushtetuese”.

Gazeta “Bota Sot

WILLIAMSON, VRASJE PA GJYQ, BURGOSJE JASHTËLIGJSHËM DHE TRAJTIM ÇNJERËZOR NDAJ FARK-ut DHE LDK-së

Akuza tronditëse për disa eprorë të UÇK-së

Tituj të tjerë:

Williamson: Presim akuza kundër disa zyrtarëve të lartë të ish-UÇK-së – Raporti i plotë i kryeprokurorit Williamson, argumenton akuzat për vrasje politike

Guardian dekodon raportin e Williamson: Politikanë të nivelit të lartë përballë aktakuzave për krime

Koalicioni: Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë ose të refuzojë ankesën e PDK-së për kryekuvendarin

Gazeta “Kosova Sot

ISH-DREJTUES TË UÇK-së DO TË AKUZOHEN

Bien sërish akuzat për trafikim organesh – Prokurori amerikan publikoi raportin pa emra

Tituj të tjerë:

Editoriali – Në pritje të drejtësisë

“Trepça” rikthehet në pikën zero

Gazeta “Epoka e Re

S’KA PROVA BINDËSE PËR TRAFIKIM ORGANESH

Tituj të tjerë:

Raporti i Williamsonit, i dëmshëm – Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, i ka komentuar të gjeturat e raportit të prokurorit të Task Forcës Hetimore Speciale të BE-së (TFHS), Clint Williamson, i cili është bazuar në Raportin e Dick Martyit.

I kundërpërgjigjen kërkesës së PDK-së

Gazeta “Bota Press

FAKTE APO PARAGJYKIME PËR DISA ISH-ZYRTARË TË LARTË TË UÇK-së – Avokatë e analistë për “dosjen Williamson”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme