Shqipëria pjesë e homazhit global

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe si pjesë e nismës të Presidencës italiane të BE-së, Ministria e Kulturës organizon një ceremoni përkujtimore dhe homazhi për viktimat e Luftës së Parë Botërore.

Shqipëria pjesë e homazhit global

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe si pjesë e nismës të Presidencës italiane të BE-së, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Durrës organizon një ceremoni përkujtimore dhe homazhi për viktimat e Luftës së Parë Botërore.

Ceremonia, e cila do të zhvillohet, të dielën më datë 27 korrik, në ora 20.30, tek sheshi përpara Bashkisë së Durrësit, përfshin fjalime të zyrtarëve të lartë lokal dhe të shtetit shqiptar si dhe interpretim i veprës muzikore për tropmë, “Heshtja”. Pjesa muzikore “Heshtja”, do të ekzekutohet në shumë vende të botës që kanë përqafuar këtë nismë, si SHBA, Britania e Madhe, Greqia, Portugalia, Hungaria, Rumunia, Kosta Rika, Mali i Zi, Rusia, Kuba, Polonia, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Në vijim, harta e vendeve ku do të zhvillohet ky aktivitet në të gjithë botën: Aktiviteti është nismë e gazetarit dhe shkrimtarit italian Paolo Rumiz nën drejtimin artistik të trompistit dhe kompozitorit Paolo Fresu, i cili do të interpretojë “Heshtjen” në Itali. Trompisti i përzgjedhur shqiptar i cili do të luajë të njëjtët tinguj si moment bashkimi dhe shprehje e përbashkët e homazhit për viktimat e Luftës së Parë Botërore është Relinaf Foçi.

Ceremonitë e ngjashme që do të zhvillohen në shumë vende në gjithë botën do të xhirohen dhe më pas do të shfaqen në një program të posaçëm televiziv nga RAI.

Shqipëria me këtë ceremoni i bashkohet një aktiviteti global për të përkujtuar Luftën e Parë Botërore dhe për të shprehur homazh për viktimimat e një ngjarje të rëndësishme historike botërore si një moment reflektimi kundër luftës dhe në mbështetje të një Evrope të paqes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme