TAP poston njoftimin e kontratës për valvulat me diametër të madh

Trans Adriatic Pipeline (TAP), në kuadër te procesit të parakualifikimit për furnitorë potencialë, ka publikuar sot njoftimin e kontratës së ardhshme në Fletoren Zyrtare të BE-së.

TAP poston njoftimin e kontratës për valvulat me diametër të madh

TAP do të ndërtojë një gazsjellës prej 870 km të gjatë së bashku me infrastrukturën përkatëse në Greqi, Shqipëri dhe Detit Adriatik me dalje në tokë në Italinë Jugore.

Qëllimi i kontratës së radhës lidhet me prodhimin, testimin dhe dorëzimin e valvulave me diametër të gjerë: rreth 8 nga 36 inç (klasa 900) dhe valvul nga 46 të 48 inç (klasa 600). Ky është njoftimi i pestë i TAP, që nga maji i këtij viti.

Kontrata e ardhshme që do të njoftohet nga TAP do të përfshijë parakualifikimin e kompanive që ofrojnë tuba çeliku për seksionet në tokë të TAP, të ndjekur nga parakualifikimi i kompanive, që ofrojnë shërbime ndërtimi për gazsjellësin në det.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit greko-turk në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në brigjet e Italisë jugore.

Trajektorja e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Evropës Juglindore duke përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë etj. Pika ku TAP hyn në tokë në Itali ofron mundësi të shumëfishta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tij;ai do të jetë një burim kryesor për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe nuk ka varësi nga grantet ose subvencionet. Pas shitjeve të para në Gjeorgji dhe Turqi të targetuara për fundin e vitit 2018, prurjet e para të gazit në Evropë do të ndodhin pas rreth një viti.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme