10 ishuj grekë ndërmjet më të bukurve në botë për 2014-n

”Trivago” ka analizuar interesin e udhëtimit të përdoruesve të saj për muajt korrik dhe gusht dhe përcaktuan 30 ishujt më të populluar për këtë verë.

10 ishuj grekë ndërmjet më të bukurve në botë për 2014-n

Dhjetë ishuj greke janë ndër më të njohurit në botë për pushime këtë verë, sipas një liste të përpunuar nga websit-i i krahasimit të hoteleve ”Trivago”, siç raporton dhe websiti online GTP.

”Trivago” ka analizuar interesin e udhëtimit të përdoruesve të saj për muajt korrik dhe gusht dhe përcaktuan 30 ishujt më të populluar për këtë verë.

Dhjetë ishujt më të njohur këtë verë janë në Greqi janë Kreta (vendi i 6-të) dhe Santorini (8) ku përfshihen në krye të 10-shes.

Gjithashtu në listë janë ishujt e Rodosit (12), Mikonos (13), Korfuz (15), Zakinthos (21), Kos ( 23), Paros (24), Milos (26) dhe Ios (27). Nga të gjithë ishujt në listë, Mikonos i Greqisë dhe ishulli spanjoll Formentera janë më të shtrenjtit në këtë verë ku çmimi mesatar për një natë në hotelet e të dy ishujve është 267 euro.

Të dhënat në studim kanë dalë prej kërkimeve të kryera nëpërmjet platformës ”47 Trivago” nga 1 prilli deri më 30 qershor për një pushim të gjatë me periudhë nga 1 korriku deri në fund të gushtit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme