Tahiri në Bruksel për çështjen e barrikadave në Mitrovicë

Në takimin e parë për këtë çështje të mbajtur në Bruksel para disa ditësh nuk kishte pasur rezultate konkrete përveç një dakordimi për moratorium për çfarëdo veprimesh

Tahiri në Bruksel për çështjen e barrikadave në Mitrovicë

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, zv/kryeministrja Edita Tahiri njëkohësisht kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton për Bruksel për të marrë pjesë në takimin për çështjen e heqjes së barrikadave në urën e Ibrit në Mitrovicë, që pritet të mbahet nesër.

“Nga ky takim pritet të dalë një plan konkret dhe me afate të qarta për heqjen e barrikadave dhe mundësimin e lëvizjes së lirë në urën e Ibrit dhe përreth saj në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës dhe Marrëveshjet e Brukselit”, theksojnë burimet zyrtare qeveritare në Prishtinë.

Në takimin e parë për këtë çështje të mbajtur në Bruksel para disa ditësh nuk kishte pasur rezultate konkrete përveç një dakordimi për moratorium për çfarëdo veprimesh të njëanshme dhe të kundërligjshme, çka deri më tani është respektuar.

Bëhet e ditur se, në këto takime do të marrin pjesë edhe kryetarët e të dy komunave të qytetit të Mitrovicës si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe asaj të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme